• |
ide | kryesore

Chelsea gati të rrëmbejë De Ligt: menaxherja e mbrojtësit, strategji për të arritur te oferta e londinezëve

-Instant, Sport



Chelsea hedh sytë mbi Matthijs de Ligt. Drita jeshile nga qeveria britanike për t’ia shitur klubin konsorciumit të drejtuar nga Todd Boehly u sjell Blues të paktën 200 milionë stërlina për merkaton e verës dhe, duke pasur parasysh lamtumirën me parametër zero të Rudiger (ka një marrëveshje me Real Madrid), prioriteti i Tuchel është për të mbushur gropën në mbrojtje. Për këtë arsye, kanë nisur sinjalet e para nga Chelsea në drejtim të Rafaela Pimentas, e cila menaxhon interesat e de Ligt pas vdekjes së Raiolës. Një situatë që mund të bllokojë diskutimet që po zhvillohen mes Juventusit dhe mbrojtësit për rinovimin e kontratës.

Holandezi shkon në skadencë kontrate në vitin 2024, por për momentin shqetësimi kryesor i klubit të Juventusit është ta bëjë pagën më të përballueshme: kontrata me vlerë 8 milionë euro plus 4 bonuse mund të konfirmohet vetëm për pjesën fikse, duke ulur ndjeshëm kostot për objektivat për tu arritur deri në vitin 2026. Nga ana e Pimentas – shkruan La Stampa – ka mirëkuptim në këtë cështje, por vetëm nëse ulet klauzolën e lirimit nga 125 në 70 milionë.

Dhe rastësisht, 70 milionë euro është pikërisht shifra që shtypi anglez tregon si ajo e propozuar nga Chelsea te Juventus për de Ligt. Për buxhetin e Juventusit do të ishte një frymëmarrje e rëndësishme: çlirimi nga paga prej 12 milionë euro në thelb do t’i linte vend operacioneve për të afruar në skuadër Pogba dhe Di Marian. Sigurisht, prapavija do të pësonte një goditje të dytë pas lamtumirës së Chiellinit: Allegri pret sidoqoftë ardhjen e Acerbit dhe nuk duhet harruar Federico Gatti, një investim 10 milionë euro, i marrë nga Frosinone në janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *