• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Si u vra barbarisht 37-vjeçarja shqiptare para shkollës së djalit në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opinioni publik në Itali i ka kushtuar vëmendje vrasjes së një shqiptareje në Raguza të Italisë. Brunilda Halla u qëllua me thikë përpara shkollës së djalit të tij nga një i ri italian. Autori 28-vjeçar u arrestua nga policia. Ai rrëfeu se sulmi vdekjeprurës ishte momental dhe i pajustifikuar. Mediat publikuan pamjet e shpërndara nga policia me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, – shkruan Corriere Della Sera.

Karabinierët e Raguzës kanë shfrytëzuar pamjet e kamerave të survejimit publik dhe privat, të marra në më pak se 3 orë nga ngjarja dhe në bashkëpunim me shumë banorë në të njëjtën lagje me viktimën kanë bërë të mundur ndalimin e autorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *