• |
ide | kryesore

Dëshmia e TMZ që mund të ndryshoj rrjedhën e gjyqit Depp-Heard

-Instant, Paparazzi, Slider



TMZ “bashkëpunoi” me Amber Heard për të paraqitur një urdhër ndalimi kundër Johnny Depp në gjykatën e LA. TMZ organizoi të kapte fotot e aktores ndërsa dilte nga gjykata “ajo do të ndalonte dhe do të kthehej drejt kamerës për të shfaqur mavijosjen në anën e djathtë të fytyrës, mavijosjen e supozuar”, dëshmoi ish-punonjësi.

TMZ priste që Amber Heard ‘të ndalonte, të kthehej dhe të shfaqte mavijosjen e saj’ kur mori urdhrin e ndalimit kundër Johnny Depp, i tha gjykatës ish-punonjësi i faqes së thashethemeve.

Morgan Tremaine, ish-menaxher i detyrave në terren me TMZ, tha se ai dërgoi fotografë për të kapur fotografitë e aktores në gjykatën e LA në maj të 2016.

Ai tha: “Objektivi ishte ta kapnin atë duke dalë nga gjykata dhe ajo do të ndalonte dhe do t’i kthehej kamerës duke shfaqur mavijosjet”.

Ndërsa Tremaine nuk e zbuloi burimin e informacionit, ai tha se erdhi nga një prodhues lajmesh që do të thotë se ishte verifikuar.

Heard ka dëshmuar se ajo u trondit kur pa fotografë jashtë gjykatës pasi gjykatësi i dha asaj urdhër ndalimi ndaj Depp. Gjykata ka dëgjuar më parë pretendimet se ekipi i Heard zbuloi videon e Depp-it në TMZ duke shkatërruar kuzhinën e tij.

Ndërsa Tremaine nuk e konfirmoi këtë, ai tha se video e dërguar në TMZ ishte më e shkurtër se ajo e shfaqur para jurisë. Në versionin e marrë nga TMZ, nuk ishte pjesa ku Heard ‘po nënqeshte për kamerën’, tha Tremaine.

I pyetur nga Elaine Bredehoft, një nga avokatet e Heard-it, nëse Tremaine po jepte dëshmi vetëm për të marrë ’15 minutat e tij të famës’, ai tha se nuk do të fitonte asgjë nga kjo.

“Unë nuk do të përfitoj asgjë nga kjo. Në fakt po e vendos veten në shënjestër të TMZ, një organizatë shumë kontestuese. Dhe nuk po kërkoj asnjë 15-minutësh këtu,” tha Tremaine.

“Unë mund të them të njëjtën gjë për ju që keni marrë Amber Heard si kliente. Mendoj se kjo është thjesht logjike.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *