• |
ide | kryesore

Feyenord zbuloi xhevahirët në Tiranë! Kucku, Sinisterra, Senesi e shumë talente të tjerë në fokusin e të mëdhenjve

-Instant, Sport



Humbja në Arena Kombetare nuk e pengoi Feyenoord të konfirmonte gjithcka të mirë të treguar në këtë edicion të Conference League. Ekipi i Slot është forca e tretë në Eredivisie dhe, siç ndodh shpesh, kampionati holandez është një vatër e jashtëzakonshme e talenteve të rinj. Filozofia e shoqërisë për të shitur e arkëtuar para skadimit të kontratës, sjell si rezultat që shumë nga xhevahirët e klubit të Roterdamit mund të largohen. Në Seria A e shohin me shumë interes situatën, edhe për koston jo tejet të papërballueshme dhe mbi të gjitha për cilësinë e madhe që shihet në fushë nga disa lojtarë.

Kucku, i vëzhguar special pikërisht nga Roma e Mourinhos, që triumfoi dje në Tiranë. Mesfushor qendror cilësor, këmbë të mira dhe vizion i shkëlqyer i lojës, i përshtatshëm edhe për projeksion ofensiv: pikërisht profili që kërkon trajneri luzitan. Marrëveshja nuk do të jetë e lirë, vlera e saj është rreth 18 milionë, por datëlindja 2001 dhe cilësitë e justifikojnë plotësisht investimin. Për ta afruar me verdhekuqtë është fakti se Kucku është pjesë e agjencisë CT10 Management në pronësi të Francesco Tottit. Por, kujdes nga Lazio, që ka kohë që po heton lojtarin dhe duket shumë e vendosur për të hyrë në negociata. Një derbi merkato mund të nisë për turkun.

Pastaj është kapitulli Luis Sinisterra, një anësor kolumbian që shpërtheu në mënyrë autentike gjatë këtij sezonit. 23 gola dhe 14 asiste mes kampionatit dhe kupave, përcaktojnë vetëm pjesërisht vlerën e tyre. 22-vjeçari ka teknikë të jashtëzakonshme, një të majtë të kontrolluar dhe një shpejtësi që e bën atë të kërkueshëm në nivele të larta. Vitin e kaluar Atalanta, Sassuolo dhe Napoli e kishin vënë re por u bllokuan nga kërkesa e 15 milionë eurove. Bergamaskët ishin një hap larg mbylljes, por marrëveshja dështoi në minutën e fundit. Sot anësori kolumbian vlen pothuajse dyfish, Feyenoord do të ulet për të negociuar vetëm duke filluar nga 25 milionë.

Vëmendje pastaj për Marcos Senesi. Argjentinasi, i cili u rrit në San Lorenzo, ditëlindja 1997, tani është një pikë solide e Feyenoord dhe një mbrojtës i besueshëm. Jo veçanërisht i shkathët, por shumë i zoti në pozicionim dhe në lojën me këmbë, ai duket se ka hyrë në radarin e Romës dhe Juventusit. Allegri sheh tek ai zëvendësuesin e Bonuccit, Roma e ka kontaktuar prej kohësh për të përforcuar repartin, e madje edhe Mancini i telefonoi gjithashtu mbrojtësit të klubit të Roterdamit për ta bindur që t’i bashkohet Italisë. Senesi ka origjinë italiane dhe me pasaportë të dyfishtë, kur nuk ka luajtur asnjëherë në kombëtaren e seniorëve mund të zgjidhte Italinë, por preferoi të priste thirrjen e albicelestes, një ëndërr e tij që në fëmijëri.

Edhe këtë vit u ekspozuan dy produkte direkte nga fidanishtja, e cila në stilin e plotë portokalli po lulëzon shumë në talente. Portieri 24-vjeçar Bijlow tregoi aftësi të shkëlqyera si në portë ashtu edhe në dalje. Vlera e tij tashmë arrin në 13 milionë. Edhe mbrojtësi holandez me origjinë nga Curacao, Malacia ka treguar se ka shpejtësi dhe mund të japë shumë asiste në krahë. Edhe ai është rritur në Roterdam e vlera e tij arrin 12 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *