• |
ide | kryesore

FOTO/ Invazion fushe në ceremoninë e titullit: Tirana ngre kupën me tifozët në fushë

-Instant, F1, Sport



Kampion, për të 26 herë në histori, por kjo ishte tashmë një gjë e ditur. Aq sa në fund Tirana ka lejuar edhe një humbje në shtëpi me Kukësin, me mendjen vetëm në castin kur do ti dorëzohet Kupa. Këtë kanë pritur sic duket edhe tifozët që kishin mbushur shkallët e Selman Stërmasit, të etur për të parë edhe njëherë beniaminët e tyre kampion në Superiore, si kurorëzim i një sezoni të shkëlqyer të bardhebluve.

Ceremonia po shkonte sipas traditës, deri në momentin kur trofeu shkoi në duart e kapitenit Erion Hoxhallari, menjëherë pasi bardheblutë kishin parakaluar për të marrë medaljet e fituesit si protagonistë të këtij sezoni. Atëherë nuk pati më barriera, tifozët vërshuan në fushë dhe iu bashkuan menjëherë ekipit për festën bardheblu, duke pushtuar fushën e stadiumit “Selman Stërmasi” që të ishin dhe ata pjesë e festës me idhujt e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *