• |
ide | kryesore

FOTO/ Ronela e veshur, Goldi kërcimtare: Tirana festë e çmendur për titullin kampion

-Instant, Sport



Ndeshje, ceremoni, trofe e pastaj festë me hyrje të lirë për të festuar titullin e 26 kampion në historinë e klubit. Mbrëmje e programuar për të festuar nga bardheblutë, e finalizuar me një koncert në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku u ndërthurën spektakëli, me vallëzime, muzikë e të ftuar special si Reshat Arbana, Pajtim Struga, Ronela Hajati, apo Valbona Mema.

Në skenën ku u ngjitën edhe lojtarët e Tiranës të cilët festuan bashkë me mbështetësit e tyre kulmimin e një sezoni të gjatë të mbyllur me një sukses, performoi Ronela, krejt ndryshe nga performanca në Eurovision, ndërsa edhe Goldi Halili, tani një nga drejtueset e bardhebluve është lëshuar në kërcime me lojtarët e Tiranës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *