• |
ide | kryesore

Guindo i mori Këpucën e Artë me rregullore, Seferi bën batutën: “Rëndësi është kush është kampion”

-Instant, Sport



Rregullorja vendos se cili mes Seferit e Guindos do të ketë Këpucë të Artë. 19 gola për sulmuesin e Lacit e për atë të Tiranës, pas golave të shënuar në javën e fundit të kampionatit, por trofeu është i sulmuesit bardhezi në bazë të kritereve të përcaktuara nga FSHF, sipas nenit 53 “Trofeu “Golashënuesi më i mirë”, Abissnet Superiore”.

Pika ‘b’ përcakton “nëse në përfundim të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Abissnet Superiore, rezultojnë dy ose më shumë lojtarë të cilët përmbushin përcaktimet e pikës (a) këtu më sipër në këtë paragraf, atëherë për të përcaktuar golashënuesin më të mirë zbatohen kriteret në vijim: golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (ndeshje të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës, më të madh”.

Guindo ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola, ndërsa Seferi ka shënuar të njëjtin numër golash, por me 35 ndeshje të luajtura. Kështu, sulmuesi i Laçit është ai që merr trofeun.

Për këtë cështje ka folur në euforinë e trofeut kampion edhe Seferi, që ka ironizuar me një batutë faktin që ka humbur titullin e golëshënuesit: “S’ka rëndësi kush është golashënues, rëndësi është kush është kampion. Taulant Seferi është kampion. Forca Tirana dhe faleminderit”, u shpreh Seferi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *