• |
ide | kryesore

Kanosi me armë fqinjin, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi ka kërcënuar me armë fqinjin e tij, pas një sherri për motive të dobëta. Policia njofton se  arrestoi shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ky shtetas kërcënoi me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *