• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Kievit, Klitschko: Ju u çliruat nga Serbia, ne do çlirohemi nga Rusia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Witali Klitschko 41 vjeç, kryetar i Kiev-it erdhi nga fronti i luftës në Davos për të dëshmuar nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, para qindra liderëve dhe personaliteteve botërore në samitin ndërkombëtar, për krimet dhe gjenocidin rus mbi popullatën civile në Ukrainë, krime të cilat i krahasoi me ato serbe në Kosovë.

Dikur kampion bote në boks, sot kryetari i Kiev-it lufton për atdheun e tij, Ukrainën: Witalij Klitschko mbërriti në Davos të dielën për WEF. Ai në bisedën ekskluzive për gazetën zviceriane në shqip Le Canton27.ch ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellë një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch

Kryetari i Kiev-it, njëherësh ish-kampioni botëror i boksit ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainën si në aspektin ushtarak (i cili nuk përmendi numrin e vullnetarëve) ashtu edhe me ndihma humanitare.

“Besoj se përveç Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund z.Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch.



9 Comments

  1. I di Kristaqi me Aleksandarin keto??

    C’eshte ki njeri i mbillur qe na fien rende Ballkonin e Hapur te Partise?

    1. Vellezerit Klitchko, kane qene dashamires ndaj shqiptaret akoma pa fillu lufta, si merite edhe e Luan Krasniqit. Kurse tani qe edhe u ra ky mort e pane fytyrat e verteta ,se kush ishte me ta e kush jo, mezi presin qe te mbaroje lufta dhe te merren pak edhe me Serbine, ate “vllaun e dikurshem sllav”qe ndryshe i servilosej deri dje, e ndryshe veproi tani. Dhe te mendosh qe Ukraina ka nje ndikim te madh te shtetet e tjera sllave (Poloni, vendet balltike, Ceki, e bile edhe Sllovaki), c’shtet tjeter sllav do i mbetet Serbise, per tiu servilosur, pervec se Bjellorusia dhe Rusia (qe edhe ato sdo ia falin 2 fytyresine qe ka tregu Serbia keto kohe)? Koha qe Serbia do e bashkonte vellazerine Sllave, mbaroi. Tani edhe Mali i Zi i iku nga duart ,e jo me vellazeria me shtete e tjera sllave. Prandaj ishte koha dhe momenti me i mire per ta bere Aleancen ballkanike anti serbe,Shqiperia +te gjithe shtete kufitare me Serbine(perjashto Rumanine qe duan te mbeten servil te serbeve gjithe jeten edhe pse u ka marr territor Serbia atyre), por qe pikerisht aty ku nuk pritej, u prish ky plan. Rama normalisht bashke me Vucon, e prishen kete plan,sepse Vucon e kishte kap frika, e filloi armatosjen , se mendonte qe Hungaria do i merrte Vojvodinen. Por hungarezet po flene gjume,sepse asnjehere me mire se tash nuk do e kene momentin me te favorshem per ta cliru Vojvodinen,ngaqe kane mardhenie te mira (te perkohsshme) edhe me Rusine, keshtu qe Rusia sdo nderhynte per ta ndihmu Serbine ne nje lufte serbo-hungareze. Gjithsesi ka akoma kohe per nje aleance te fuqishme shkaterruese anti serbe

      1. 15:53. Ne Kosove 99% e njerezve as se dine kush eshte Soros, ai i vjetri,se jo me i riu(se ti me duket e paske me te riun),keshtu qe skemi si te clirohemi nga dikush qe sjemi pushtu, apo eshte armik i padukshem,qe disa njerez me shqiqa speciale e shohin e shumica jo?! Po na trego pak, me Rusine cte lidh? Ke nostalgji per sovjetiket? Te pelqen leterisa ruse? ke lidhje familjare/gjaku andej? Je kunder dikujt dhe behesh me armikun e atij? Paguhesh nga ta? Te jesh me Rusine=Te jesh me Serbine.

  2. Po qe se kane njohur Kosoven si shtet keta Ukrainasit?? Apo VK keshtu na duhet me fol tani dhe hajde llapim ne TV. Ukraina ta njohe njehere Kosoven si shtet te pamvarur pastaj te beje krahasime boksieri Klitchko.

    1. O Shok, po nuk e ka njoh se ka friken e Krimese, pra per te njejten arsye qe spo na njohin Spanja, apo ndoshta edhe Sllovakia dhe Rumania(ngaqe kane territore te pushtuare hungareze brenda tyre) , apo Izraeli qe mezi na njofti per te njajta arsye. Sidoqofte spo themi te vellazerohemi me ukrainasit, ama mes tyre dhe Ruseve, as nuk duhet te mendohemi se me ke te jemi. Pastaj po nuk e njofti Kosoven ne te ardhmen, atehere ndryshojne punet,jo qe do behemi me ruset, por te pakten dhe kaq miqesor me ukrainasit sdo jemi. Ama tani per tani, pa medyshje duhet te jemi me Ukrainen dhe cdo armik te Rusise(nenkupto edhe te Serbise)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *