• |
ide | kryesore

Kupa në Tiranë përlot Mourinhon: “Kemi shkruar historinë, dua të qendroj te Roma”

-Instant, Sport



Pas triumfit në Conference League, José Mourinho është ndjerë i lumtur, por edhe i prekur nga momenti historik i arritur nga Roma e tij. “Në Tiranë ne shkruam historinë e këtij klubi – shpjegoi trajneri verdhekuq me sytë që i shkëlqenin – Ishte e vështirë për ta arritur këtë sukses, por ne synonim fitoren. Unë do qëndroj, nuk ka dyshim. Ndihem 100% romanist – shtoi ai -. Edhe pse vijnë zëra të ndryshëm. Unë dua të qëndroj në Romë. Tani do të na mbetet vetëm të kuptojmë se çfarë do të bëjë pronësia sezonin e ardhshëm.” .

Mou është futur në legjendë: tre Kupa të ndryshme si Trapattoni dhe Lattek: “Ka kaq shumë gjëra që më kalojnë nëpër kokë – shpjegoi Special One pas ceremonisë së trofeut – Jam prej 11 muajsh në Romë dhe u kuptua menjëherë kur mbërrita se kishte një ndjenjë të veçantë. Conference League është një kompeticion që ne ndjemë se mund ta fitonim që në fillim – vazhdoi ai -. Më pas erdhën disa skuadra të mëdha për të luftuar dhe nuk ishte e lehtë të ngrinim Kupën. Kjo fitore do të mbetet në historinë e Romës, por edhe timen – vazhdoi Mou -. Së bashku me Ferguson dhe Trapattonin jam i vetmi që kam fituar në tre dekada të ndryshme. Kjo gjë më bën të ndihem pak i vjetër, por është gjithashtu edhe e bukur për karrierën time. Tani do të shkoj me pushime dhe do të mendoj për këtë.”

Por fillimisht do të duhet të diskutojmë me pronarët për të ndërtuar sezonin e ardhshëm. “Tani ne duhet të kuptojmë se çfarë duan të bëjnë pronarët tanë, ata janë të sinqertë dhe fantastikë – shpjegoi trajneri i verdhekuqve -. Ky sezon ka përfunduar, por ne mund të vazhdojmë këtë projekt. Na mbetet vetëm të përcaktojmë drejtimin për sezonin e ardhshëm”. “Përtej fitores me United, fitorja me Porton, Interin dhe Romën është një ndjesi shumë e veçantë – shtoi ai. Është një gjë të fitosh kur të gjithë e presin dhe skuadra dhe investimi bëhen për të fituar. Është tjetër gjë të fitosh kur nuk është kështu. Mbetet një gjë e pavdekshme. Tani po mendoj për tifozët e Romës dhe festën e tyre. Kjo fitore do të mbetet e gdhendur përgjithmonë. Jam shumë i lumtur jo vetëm për lojtarët, por edhe për të gjithë familjen verdhekuqe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *