• |
ide | kryesore

Mbyllet kampionati me “mirëkuptime”: Tirana merr trofeun, Vllaznia mbetet jashtë Europës

-Instant, F1, Sport



Superiorja ul kështu siparin me verdiktet e fundit që i përkësnin vetëm Europës. Pas 36 javësh të gjata e të lodhshme, atëherë kur rezultatet pak kishin rëndësi, në pjesën më të madhe të ndeshjeve, cinizmi ja la vendit zbavitjes, me skuadrat që u munduan të japin më të mirën për të mbyllur si duhet sezonin.

Tirana nuk është kujdesur fare për imazhin e skuadrës që do të ngrinte trofeun e mundur 2-3 nga Kukësi, që me këtë rezultat ka mundur të mbajë pas shpinës Vllazninë, që nëse dëshiron të shkojë në Conference League i duhet të fitojë Kupën e Shqipërisë, në finalen me Lacin. Një fitore 3-2 e verilindorëve që gjithsesi nuk i ka siguruar pjesëmarrjen në Europë, pasi i duhet të presë si do të shkojë finalja e Kupës, pasi në rast fitoreje të Vllaznisë, atëherë ky pozicion nuk shërben për asgjë.

Partizani e ka mbyllur sezonin me fitore, teksa mposhti Laçin me rezultatin 3-4, në sfidën ku u regjistrua festival golash. Objektivi i vetëm i kurbinasve në këtë duel ishte… Guindo, i cili luftonte me Seferin për “Këpucën e Artë”. Sulmuesi nga Mali u duk i përgjumur në këtë duel, teksa arriti të realizonte vetëm 1 herë.

Fitorja e Kukësit me Tiranën, bëri të pavlefshëm suksesin 1-3 të Vllazninsë së Josës: golat e Da Silvës Gurishtës e Aralicës shërbyen për të kaluar barazimin e përkohshëm të Kaina Nunes, por jo të kalonin Kukësin, që falë golavarazhit në ndeshjet direkte mban vendin e katërt, duke bërë tifo tani për Lacin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndahen pa gola Skënderbeu e Teuta me korcarët që i japin lamtumirën Superiores me ndeshjen e fundit në Korcë, për keqardhjen e Arapit në pankinën durrsake. Barazim pa vlerë për renditjen mes Egnatias e Dinamos, me rriogozhinasit që bëhen gati për playout e blutë për Kategorinë e Parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *