• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk shkojnë në kisha apo xhami

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më shumë se gjysma e shqiptarëve (50,7%) nuk shkojnë asnjëherë në institucione të besimeve fetare si xhami, kishë apo teqe. Pjesa më e madhe e atyre që i vizitojnë këto institucione fetare (27%), shkojnë vetëm në ditët e festave të besimit fetar të cilit i përkasin.

Pjesa tjetër e qytetarëve i vizitojnë xhamitë, kishat dhe teqetë 1 herë në muaj (5,9%), një herë në javë (7,9%), ose më shumë se një herë në javë (5,4%).

Bazuar në censusin e vitit 2011 kryer nga Instituti i Statistikave, thuajse 80% e shqiptarëve deklarojnë se i përkasin një besimi fetar.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve (57,8%) mendojnë se janë po aq besimtarë sa edhe prindërit e tyre. Një në pesë qytetarë shqiptarë (21,8%) mendojnë se besojnë më pak se prindërit në fe. Më pak janë ata (19%) që besojnë më shumë se prindërit.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve (73,9%) besojnë sot po aq sa 10 vjet më parë. Thuajse një në pesë shqiptarë (18,7%) deklarojnë se besojnë më shumë sot, sesa 10 vjet më parë dhe shumë pak janë ata (6,3%) që besimin e kanë humbur gjatë dekadës së fundit.

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga ajo e familjes së tyre.

Fenomeni është më i përhapur në zonat rurale sesa ato urbane, edhe pse jo me diferencë të madhe.

Nëse shqiptarët i ndajmë sipas zonës ku jetojnë, rezultati tregon se familjet që trashëgojnë besimin fetar janë më të shumta në veri të Shqipërisë.

Pavarësisht se shumica e qytetarëve ndajnë besimin fetar me familjen, ata i pranojnë personat me besime fetare të ndryshme nga ai i tyri.

Mbi 95% e shqiptarëve pranojnë që shoqëria, kolegët e punës apo mësuesi i fëmijëve apo mjeku i familjes të jenë i një besimi fetar të ndryshëm.

Gjetjet janë të Barometrit në Euroneës Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në datat 25 prill – 7 maj. /Euronews Albania



12 Comments

  1. FAKTET.E TE VERTETES SE UDHEZIMIT HYJNOR NJERZIT PO I KUPTOJN ME FAKTE TE ZHVILLIMIT PRAKTIK thotë:

    RRETH PROPOGANDES MOHIMIT DHE DOMOSDOSHMERIVE .KY ESHTE RRALITET ZHVILLIMI .QE ME FAKTE ZGJOJN BINDIN QENJEN NJERZORE TE DALLOJN .TE MIREN REFUZOJN TE PADOBISHMET DHE ORIENTOHET DREJT TE DOBISHMES.DUKE PERMBYSUR KESHTU .MENDIMET QE NE BURIM KAN INTERESIN JO .HAKUN

  2. Nga ato qe kam lexuar raporti i shkuarjes ne institucionet fetare ne Europe jane te ulta, gjithashtu qe nje shumice e madhe besojne ne fe.Ndjesija ime eshte qe shqiptaret kanete njejten qasje ndaj institucioneve fetare siç e kane dhe Europjanet.

  3. Kishat e xhamite ne Shqiperi jane frekuentuar me shume se ne Perendim, por edhe per te kerkuar ndihme ekonomike, sikurse eshte tradite.

    Problem urgjent eshte bere prania e sekteve fetare dhe ndikimi i tyre tek te rinjte, per faktin se kane hyre sekte qe nuk lejohen ne Europe, te konsideruar si te rrezikshëm.

  4. myslimane ,kristiane e cdo gje tjeter ,ju lutem mos na okuponi hapesirat ne qytet por faluni ne objektet tuaja te kultit apo ne shtepite tuaja …qyteti eshte dhe i ne te tjereve qe e perjetojme fene ndryshe nga ju …..vetem kaq kerkojme………

  5. Mos te njihet asnje sekt zyrtarisht qofte mysliman qofte i krishtere por qytetaret te vetdeklarohen sipas fese ose religjionit
    Shteti te moss zyrtarizoje statistika per sektet . Fillimisht duhet te vetdeklarohen kleriket institucionale dhe me
    pas qytetaret e thjeshte . Uroj qe ky mesazh te kuptohet drejte sepse jemi afer censit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *