• |
ide | kryesore

“Tani do sqarohemi bashkë”/ Dëshmia e policit që pa vrasjen në Komisariatin 3

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë publikuar detaje të reja nga vrasja e efektivit të policisë Çaush Saliasi nga kolegu i tij Ludjan Zaimi brenda në komisariatin nr.3 të Tiranës. News24 ka publikuar dëshminë e një prej kolegëve të autorit 25-vjeçar për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Caush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Caushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin.

Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu.

Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Caush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”.

Menjëherë Caush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Caushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, – përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *