• |
ide | kryesore

U njohën në Facebook, shqiptari tentoi të përdhunojë polaken në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi ka rrahur brutalisht dhe tentuar të përdhunojë një 23-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi. 30-vjeçari shqiptar me nënshtetësi greke shkoi në shtëpinë ku banonte vajza 23-vjeçare nga Polonia, me të cilën siç ka dëshmuar viktima ishte njohur disa ditë më parë nëpërmjet Facebook.

Vajza e thirri në shtëpinë e saj, i dha një pije dhe teksa po bisedonin shqiptari i kërkoi papritmas të bënin marrëdhënie intime. 23-vjeçarja ka refuzuar, e për pasojë shqiptari e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup, duke tentuar ta përdhunojë.  E reja rezistoi dhe kur përdhunuesi i saj e kuptoi se nuk do ta përfundonte aktin, vendosi të largohej nga shtëpia e të resë. Në tentativë për tu larguar shpejt, shqiptari theu dorezën e derës dhe u bllokua brenda shtëpisë së 23-vjeçares. Më pas shqiptari doli në ballkon për t’u arratisur nga banesa, por nuk ia ka dalë, për pasojë 23-vjeçarja e mbylli në ballkon dhe thirri policinë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *