• |
ide | kryesore

Vendimi/ Hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për të gjitha institucionet e administratës shtetërore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi se është vendosur që për të gjitha institucionet në varësi të këshillit të ministrave, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë. Sipas Manjës, ky vendim është marrë me qëllim lehtësimin e stokut të dosjeve në Gjykatë, ndërsa përllogaritet që numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore të jetë nga 3-4 mijë.

“Synojmë që të lehtësojmë punën e Gjykatës së Lartë, prej katër vitesh stoku i dosjeve është raportuar problematik, ka ardhur dhe është rënduar, pas boshatisjes së kësaj gjykate për shkak të Vetingut. Nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, janë në detyrë 13 prej tyre, ka nisur lehtësimi i stoqeve, edhe për shkak të përcaktimit një plani të qartë pune. Stoku i dosjeve vazhdon dhe mbetet problem. Ky udhëzim i drejtohet të gjithë administratës në varësi të këshillit të ministrave, dhe kompanive ku ka më shumë se 50% të aksioneve nga shteti, që të heqin dorë nga këto rekurse.

Do të hiqet dorë nga çështjet me natyrë administrative, apo kontrata pune. Kushti i vetëm për heqjen dorë nga rekurset. Një grup tjetër do të jenë paditë pa objekt, apo paditë që nuk garantojnë sukses në Gjykatën e Lartë, për shkak të vendimeve unifikuese që gjykatat kanë mbajtur më herët.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *