• |
ide | kryesore

48 orët e Tiranës nën pushtetin e tifozëve të dehur

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Paralajmërimet se tifozët e Romës dhe ata të Feyenoord do të shkaktonin trazira në Tiranë u përsëritën disa herë në media para finales së Ligës së Konferencave. Në historinë mes “ujqërve” dhe “feyda-ve” kishte dhunë dhe kaos. Fotot e vjetra tregonin të rinj të dehur, të organizuar në turma që shkatërronin “Fontana dei trevi” në Romë në 2015 dhe një Roterdam të trazuar nga rrahjet masive të rrugaçëve në të njëjtin vit.

Tifo-grupet vinin në Tiranë jo vetëm për finalen e futbollit, por edhe për t’u ndeshur në rrugë, të nxitur edhe nga dy pëlqime politike të kundërta në historinë e klubeve.

Tensionin e paralajmëruan mediat, por e njoftoi edhe policia italiane dhe ajo holandeze. Dy grupe policësh të huaj erdhën në Shqipëri dhe njoftuan për tensionimin e mundshëm të situatës.

Nga drejtuesit e policisë shqiptare pritej një ndërhyrje me dorë të fortë, që të parandalonte degradimin e situatës në dhunë. Por nuk ndodhi ashtu. Drejtori i policisë Gledis Nano kishte shqetësim tjetër para ndeshjes.

Po ta dëgjosh kur flet në 21 Maj, duket sikur kryepolici po priste të vinte në Tiranë ndonjë grup akademikësh, apo sikur do vinin vajzat e Miss Universe. Jo sikur kishte përgjegjësinë të garantonte sigurinë në qytet, nga disa mijëra huliganë që vinin të karikuar për sherr me njëri-tjetrin.

Ndërsa shpërndante buzëqeshje para kamerave, Gledis Nano foli për “ditë feste” në 25 Maj. Në vend të merrte masa për të parandaluar përplasjen e disa qindra rrugaçëve të dehur, ai foli për “imazhin e Shqipërisë” në sytë e botës dhe për promovimin e “vlerave të qytetarëve evropianë”.

Huliganët e Feyenoord përleshen me policinë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Normalisht udhërrefyes i punës së policit duhet të ishte ligji, garantimi i rendit dhe jetës së qytetarëve. Por Nano u duk se orientohej disa formula tipike të manovrave politike, si ato mbi ruajtjen e “imazhit të vendit”. Sikur përpjekja për t’u dukur europianë të kishte mbetur brenda ekranit të televizorit, gjithçka do kalonte me një kompleks provincial të padëmshëm.

Por pozicioni që mori kryepolici Gledis Nano dhe kupola e policisë vuri në rrezik jetën e efektivëve të thjeshtë dhe la hapësirë për përshkallëzimin e dhunës në rrugët e kryeqytetit.

Tifozët italianë dhe ata holandezë e panë se policët ishin të papërgatitur për t’i menaxhuar. Filmimet që dolën në media natën e 25 Majit treguan se policë dolën në rrugë sikur do vinin gjobat për parkim në një ditë e zakonshme dhe jo sikur do përballeshin me dy tifo-grupe që kishin dhënë prova për dhunën që mund të shkaktonin.

Të pambrojtur, pa pajisjet e duhura dhe të papërgatitur për turmat e huliganëve, policët e gjetën veten shpejt në situata të vështira. Siç ishte paralajmëruar, italianët kërkuan përplasjen me holandezët natën e 24 Majit.

Nga trazirat, një polic u qëllua me thikë, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Mbi 60 arrestime u kryen nga policia. Në rrugët e Tiranës u zhvillua një luftë guerilje, që shenjoi natën e 24 Majit. Policët e Gledis Nanos ishin për të ardhur keq.

Shikoni në pamjet lart, të filmuara pranë Drejtorisë së Policisë. Polici krejt i papërgatitur ngre duart lart dhe i bën me shenjë turmës së huliganëve të ndalen. Duket qartë se nuk ka asnjë pajisje mbrojtëse dhe as nuk ka asnjë ndihmë nga forcat e specializuara për menaxhimin e situatave të tilla.

Në këto pamje të tjera, një polic tenton t’i trembë huliganët me një shkop gome, por ata e rrëzojnë dhe e rrahin në rrugë. Fatmirësisht ndërhynë kolegët e tij që i detyruan tifozët të tërhiqen.

 

Të njohurja tashmë janë filmimet kur dy policë, të veshur civilë nxjerrin pistoletat dhe ia drejtojnë tifozëve, që i kanë rrethuar. Momenti tregon pasigurinë me të cilën kanë punuar punonjësit e policisë natën e 24 Majit dhe se sa shpejt mund të precipitonte situata.


Shikoni si ikin të çoroditur grupi i policëve më lart, një pjesë e të cilëve ishin të pajisur edhe me skafandra, por të papërgatitur për agresivitetin që shfaqën tifozët italianë.

Episodet e dhunës nga ana e tifozëve qenë po ashtu të shumta.

Pa komplekse për “imazhin” që po i jepnin botës, një grup holandëzësh neonazistë ngritën në mes të Tiranës banderolat ku e konsiderojnë Hitlerin mbretin e tyre, ndërsa këndonin tekstet antisemite kudo në rrugë.

Pa komplekse qenë edhe kur rrahën një të ri tek pedonalja, apo kur tërhiqnin zvarrë njëri tjetrin në shkallët e stadiumit, ndërsa qëlloheshin me grushta.

Në rrjetet sociale tani kanë dalë pamje të tjera, Pas sherrit mes njëri-tjetrit duket një tifoz pa ndjenja në tokë, pasi është rrahur nga ekipi kundërshtar.

Për të kuptuar në çfarë situate të vështirë u gjendën policët përballë tifozëve të huaj, vlen të shihet filmimi më lart, kur një grup tifozësh lirojnë shokun e tyre, të cilit më herët i ishin vënë prangat. Policët tërhiqen me bisht ndër shalë.

Situata është e paimagjinueshme në jetën e përditshme në Shqipëri, ku uniformat blu nuk ngurrojnë të ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë për shumë më pak se kaq.

Por përballë huliganëve të huaj, vendosin të lirojnë të arrestuarin dhe të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Para finales, tifozët lanë edhe shenjën e fundit të lamtumirës. Një urinim në grup pranë stadiumit, që është edhe kartvizita e fundit për policinë dhe autoritetet në Shqipëri.

Ata që në çdo vend të Europës konsiderohne llumi i llumit, rrugaçë, banditë dhe elementë kontigjentë të krimit, në Tiranë gjetën një polici të kompleksuar, të cilën shefi e kishte porositur të ruante imazhin e vendit dhe të tregonte vlerat europiane, duke i lënë zonë të lirë turmave të dehura, që e shndërruan për dy ditë kryeqyetin në një hapësirë të pasigurtë dhe në disa raste, edhe në një nevojtore publike./Lapsi.al

 



21 Comments

  1. O cna cat karin vetem ankoheni. Ptuuu robt ku ti keni konviktora muti, sdini te gezoni asnje dite vetem te nxini, varikarsa pederasta

    1. Ske faj kryehuligani shqiptar esht kryeminister dhe shurron fatin e shqiptareve cdo dite, ne grup me huligane mavi patronazhiste te Ripjelljes

      1. Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.Shpellkari e maloku me i mire ka Qire nenen motren e vajzen e vet,cfare do presesh tjeter

        1. endrra e fsheht e kryehuliganit kryeminister shqiptar – nje revolte e munguar ne turma huliganesh
          Ideali kryehuliganit kryeminsiter shqiptar – sundimi huliganist. ama ne ne format ‘perendimor’ me thonj paprere e bythjasht, jo format lokal, çeçen a ‘malok’ si Berishe vicidolsi,

    2. një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike një nevojtore publike

  2. Kemi shtet jo llafe, paralizohen 1 milion banore per dy dite qe huliganet te shurrojne rehat te veprat artistike te rilindjes

    1. Mbetem hale e evropes. Me ndihmat qe na dergon evropa dhe na i merr me rrogat e eksperteve te vet.
      Kush nuk do popullin e vet, harroje te doje tifozet e bites.
      Do kete marre policia fonde per ndeshjen!

  3. Me tanet sillen si cuba me huliganet sillen si dhjaksa kur duhet te jete krejt e kunderta . Ku jane analistet e majte qe na thone mos prekni kete e mos prekni ate ? Ku jane analistet e shume lepirsa te qeverise qe n bejne moral protestash dhe qe kerkojne qe protestuesit te jen si nuse me tela dhe magatri me ndonje tufe lule ne dore ?
    E pate , kur do nje gje dhe aq me teper kur eshte e jotja , ajo merret me dhune e jo me lule .

    1. Ore Dede po lali eri i ka lyer muret me boje inteligjente qe dallon
      shuren e hollandezeve nga ajo e shiptareve dhe ja kethen vetem
      ketyre te fundit.

  4. Artikull shume cilesor dhe profesional, i pasur me prova dhe burime, shterues dhe mjaft informues. Sigurisht ngjall siklet tek druvaret qe mbushin trute mengjes-dreke-darke me citatet e arta te Edvin yakamotos.

  5. Kujtoni o njerez tanket ne Tirane ne fillimet e covidit apo oren policire ku u vra edhe nje i ri (Klodian. Rashka) gazin hemues te Astiri apo Pd pa dallim mbi femije e pleq Kemi shtet jo llafe O pika qe s ju bie Shtet palaco

  6. Cfare pret nga nje shef policie me emer femre. Edhe ne fytyre duket si ai transvestiti qe fitoi festivalin European.

  7. Kjo qeveri eshte me Armokja dhe me e ndyra ne historine tone kombetare. Policet qellimish i ka lene qeveria pa pajisje dhe stervitje. Te na rroje imazhi i bythlepirsave dhe i halese kur te huajt se rruajne per imazh. Nje qeveri bythqirash e meriton nje popull kar qe i priten plehrat dhe drogaxhinjte e huaj me lule ne duar. Ngrihuni dje zhdukini keta niperit dhe mbesat e Toptaneve dge te Zogut. Ndryshoni dhe behuni vella me Shqiptaret fhe jo me te huajt. Kurre mos ju jeoni te huajve mikpritje se nga ata kemi vuajtur nder mijra vjet

  8. Nuk dum te huaj ne shtetin ton.
    Nuk dum ndeshje dhe shfaqe te huaja. Dum sovranitet. Dum te jemi vetem. As te na vin, e as tu vemi. Mbyllni kufijt sa me shpejt.
    Cdo gje do ta bejm me forcat tona. Si te pa varur nga askush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *