• |
ide | kryesore

Abuzime me tenderat/ Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Mësohet vendimi të jepet në datën 2 qershor ora 13:30. Sipas pretencës së SPAK, Gëllçi duhet të dënohet me dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim të zbresë në 1 vit e tetë muaj burgim.

Ndërkohë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera u kërkua dënimi i  tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave Alban Malaveci, Julian Tapia  dhe Ervin Muraj  ku secili në aplikim të gjykimit të shkurtuar sipas SPAK duhet të vuajë nga një vit burgim. Thoma Gëllçi u prangos me urdhër të prokurorisë së posaçme në tetor të vitit të kaluar si i dyshuar për tenderin e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 87 milionë lekë të reja.



3 Comments

  1. Ky u tregu shume naiv.
    Kete e mori ne qafe kompania qe fitoj tenderin bashke me ate qe u s,kualifikua.
    Lufta e atyre qe shiten teresisht drejtorin

  2. Ky zagari qe la Ameriken per te bere ca para nga tepsia e Rames do vuaje ca kohe burg por ja vlen.Ne Amerike edhe sikur te kishte nje profesion te mire nuk do bente aq para sa vodhi. Pastaj burgu pet burra eshte, dhe per keto lloj vjedhjesh ligjet jane favorizuese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *