• |
ide | kryesore

Analiza e ADN-së zbulon sekretet e viktimave të Pompeit të lashtë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Ekspertët që studiojnë eshtrat njerëzore nga shpërthimi i vullkanit Vezuv në Pompei kanë zbuluar të dhëna interesante nga analiza gjenetike e eshtrave të një burri dhe të një gruaje që humbën jetën kur qyteti u përfshi nga hiri vullkanik.

Ky eksperiment u bazua në ADN-në e nxjerrë nga kockat e tyre të mbështjella nga hiri. Ata u zbuluan për herë të parë në vitin 1933, në atë që arkeologët e kanë quajtur “Casa del Fabbro” ose “Shtëpia e Zejtarit”.

Ata ishin rrëzuar në një cep të dhomës së ngrënies, pothuajse sikur po hanin drekë në momentin kur ndodhi shpërthimi më 24 gusht 79 pas Krishtit. Një studim i fundit thotë se reja e madhe e hirit nga shpërthimi i malit Vezuv ishte bërë vdekjeprurëse për banorët e qytetit në më pak se 20 minuta. Dy viktimat duket se nuk ishin përpjekur të shpëtonin.

“Nga pozicioni i trupave të tyre duket se ata nuk po iknin. Përgjigja se pse ata nuk po iknin mund të lidhet me gjendjen e tyre shëndetësore” – tha për BBC antropologia Dr. Serena Viva nga Universiteti i Salentos.

Studimi gjenetik zbuloi se skeleti i burrit përmbante ADN nga bakteret që shkaktojnë tuberkulozin duke sugjeruar se ai mund të kishte këtë sëmundje para vdekjes së tij. Për këtë u përdor një fragment kocke nga kafka e tij. Ai gjithashtu kishte një grup gjenesh që gjenden zakonisht në persona nga ishulli i Sardenjës. Kjo tregon lëvizjen e popullsisë në atë kohë. ©LAPSI.al

Dr Serena Viva studies one of the Pompeii skeletons



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *