• |
ide | kryesore

E pazakontë në Itali, foshnja 6 muajshe rezulton pozitive pas testit të kokainës

-Instant, Lajme, Planet



Një foshnjë gjashtëmuajshe e shtruar në spital që nga fillimi i majit në spitalin e Padovës për hemorragji cerebrale ka rezultuar pozitive me kokainë. Prindërit u morën në pyetje për rastin pasi ndër hipotezat e marra në konsideratë nga karabinierët është se vogëlushja ka pësuar edhe keqtrajtim. Fëmija ishte transferuar urgjentisht nga spitali në Chioggia më 9 maj, ndërsa në trupin e vogël ishin vërejtur trauma gjithashtu.

Ajo që mbetet për t’u sqaruar tani është nëse e porsalindura ka qenë apo jo viktimë e sindromës “baby shake”, dridhjet e dhunshme dhe të vazhdueshme për ta bërë atë të pushojë së qari apo nëse është trajtuar ashtu nga pavetëdija. Prokuroria Publike e Venecias ka hapur aktualisht dosjen pa hipotezën e krimit dhe pa të dyshuar. Kokaina, e gjurmuar përmes ekzaminimit të flokëve, nuk ishte gëlltitur, por përthithur nga afërsia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *