• |
ide | kryesore

Ellen DeGeneres i rikthehet sërish akuzave për keqtrajtim : Më hapi sytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ellen DeGeneres trajtoi sërish gjatë episodit të fundit të emisonit të saj akuzat për keqtrajtimin e punonjësve.

DeGeneres refuzoi të mbyllte emisionin pa prekur shkurtimisht polemikat që tronditën shfaqjen e saj në 2020 – duke përfshirë pretendimet se ajo ishte e vrazhdë me stafin.

“Më duhet të besoj se çfarëdo që ndodhi gjatë asaj kohe, e cila padyshim ishte shumë, shumë e vështirë, ndodhi për një arsye,” tha ajo .

“Mendoj se kam mësuar shumë dhe ka pasur disa gjëra që kanë dalë nga të cilat jam tronditur dhe befasuar. Më bëri t’i hapja sytë dhe besoj se kjo duhej të ndodhte.Duke e quajtur skandalin “të pafat”, DeGeneres vazhdoi: “Është ajo që është – ju kaloni gjëra në jetë dhe thjesht vazhdoni të mësoni dhe rriteni. Kështu duhet ta shikoj.”

Moderatorja gjeti veten të zhytur në akuza për ketrajtim jo vetëm nga punonjësit, por edhe nga të ftuarit e kaluar dhe madje edhe nga miqtë e famshëm – me disa që këmbëngulin se natyra e saj e keqe është e njohur në elitën e Hollivudit.

Në korrik 2022, ajo kërkoi falje , duke thënë në premierën e saj të sezonit 18, “Më vjen shumë keq për njerëzit që janë prekur.Unë jam  përkushtuar të siguroj që kjo të mos ndodhë më.”Më pas Ellen deklaroi se  është koha e duhur që ajo të përfundojë shfaqjen, pasi bota është “në një vend të çmendur” dhe është bërë “shumë e ngarkuar”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *