• |
ide | kryesore

Justin Timberlake shet katalogun e tij muzikor

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Timberlake është bërë muzikanti i fundit që ka shitur katalogun e tij muzikor.

Fituesi i Grammy-t, nënshkroi një marrëveshje me Hipgnosis Song Management – një kompani e mbështetur nga firma e kapitalit privat Blackstone.

Marrëveshja përfshin të drejtat e autorit të rreth 200 këngëve të Timberlake. Firma e kapitalit privat do të ketë këngët hit të muzikantit duke përfshirë “SexyBack”, “Can’t Stop the Feeling” dhe “Mirrors” nën kontrollin e tyre.

Megjithëse kushtet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan, ajo vlerësohet të jetë pak më shumë se 100 milionë dollarë, thanë disa burime të njohur me këtë çështje për The Wall Street Journal.

“Justin Timberlake nuk është vetëm një nga artistët më me ndikim të 20 viteve të fundit, por ai është gjithashtu një nga kantautorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, deklaroiMerck Mercuriadis, themeluesi dhe CEO i Hipgnosis Song Management, në një deklaratë për shtyp. “Këngët e tij hit. duke përfshirë “Cry Me A River”, “Rock Your Body”, “SexyBack”, “My Love”, “What Goes Around… Comes Around”, “Suit & Tie”, “Mirrors” dhe “Can’t Stop The Feeling” janë ndër më ikonat e periudhës. Kam kënaqësinë t’i mirëpres të gjithë në Familjen Hipgnosis. Ky është fillimi i asaj që ne besojmë se do të jetë një marrëdhënie e jashtëzakonshme e rëndësishme për të gjithë ne”.

Justinu shpreh gjithashtu se  mezi priste të “hynte në këtë kapitull tjetër” të karrierës së tij.

“Jam i ngazëllyer që jam partner me Merck dhe Hipgnosis,rrëfeu artisti. “Mercuriadis vlerëson artistët dhe punën e tyre krijuese dhe ka qenë gjithmonë një mbështetës i fortë i kantautorëve dhe tregimtarëve.”

Karriera muzikore e tij shtrihet mbi 20 vjet. Këngëtari u bë i famshëm si anëtar i *NSYNC, e cila përfshin Lance Bass, Joey Fatone, JC Chasez dhe Chris Kirkpatrick. Më vonë ai u largua nga grupi dhe filloi një karrierë solo që përfshin pesë albume në studio dhe 40 single./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *