• |
ide | kryesore

Nuk i ndahej të resë nga Durrësi, policia vë në pranga përndjekësin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga një 25-vjeçar që përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të re. Blutë njoftojnë se arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin E. T., banues në Lushnjë. Nga hetuesit mësohet se i riu jo vetëm nuk i ndahej shtetases A. D., por pas ndalimit dhe kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *