• |
ide | kryesore

Ukraina: Kemi vrarë rreth 30 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

-Instant, Lajme, Planet



Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë më shumë se 29.750 rusë.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas skynews.

Sipas raportit të ushtrisë, Ukraina ka shkatërruar 1.322 tanke, 3.194 automjete të blinduara, 606 sisteme artilerie, 201 raketahedhës, 93 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Gjithashtu,  forcat ruse kanë humbur 206 avionë, 170 helikopterë dhe 480 dronë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *