• |
ide | kryesore

Video e tradhtisë virale, policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën nga Librazhdi që dhunuan nusen e djalit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23-vjeçares nga fshati Togez i Librazhdit.

Përveç dhunimit, familjarët e bashkëshortit e kanë filmuar 23 vjeçaren dhe të gjitha videot janë bërë virale.

23-vjeçarja ka marrë edhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Bashkëshorti ishte emigrant në Londër. Kjo ishte hera e dytë që familja e burrit e kapte nusen me të dashurin.

Sipas informacioneve, nusja e ka shtëpinë në emër të saj dhe nuk ikën. Ajo shprehet se vjehrri dhe vjehrra duhet të ikin, pasi kur janë martuar babai i ka dhënë paratë për të ndërtuar shtëpinë.

Vajza ka shkuar tek shtëpia e prindërve në Gizavesh të Librazhdit.

Kujtojmë se videoja ku vjehrri, vjehrra dhe të tjerë gjejnë dhe dhunojnë të renë janë publikuar dhe bërë virale në rrjete sociale.



2 Comments

  1. Nëse do ta kishin dhunuar s’do ishte ende duke e treguar kush këtë ngjarje. Ata e kapën me “presh në dorë” për më tepër 2 herë dhe kësaj here e filmuan si provë materiale për ta përdorur në rast zgjidhje martesore. Në mënyrë që të mos dali ndonjë gazetar apo polic legen dhe të shprehet: U grindën për motive banale!

    Gjithësesi kujtojmë se “zonja” e videos ishte e martuar dhe kreu tradhëti bashkëshortore e cila NUK është vepër penale por as vepër për tu lavdëruar. Nëse vërtet nusja e ka shtëpinë në emër të saj atëherë vjehrrit e saj duhet të dalin menjëherë nga ajo shtëpi dhe thjesht të cojnë provat për zgjidhje martesore. Mbaron si muhabet. Le të vazhdojë me të dashurin “zonja” por pasi ta ketë arritur ndarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *