• |
ide | kryesore

Vrau bashkëshortin me sqepar kur po flinte, nëna e 10 fëmijëve dënohet me 14 vite burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drane Deda, nëna e 10 fëmijëve në Kurbin, e cila vrau burrin e saj Llesh Deda duke e goditur me sqepar në kokë në nëntor të 2020 është dënuar me 14 vite burg. Deda u shpall fajtore për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare” dhe u dënua me 21 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul 1/3 e dënimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 6 Nëntor të 2020-tës, ku nëna e 10 fëmijëve, 60-vjeçarja Deda, goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç. Ky i fundit mori plagë serioze dhe humbi jetën disa ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. Çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 60-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroj se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin patur konflikte të vazhdueshme, pasi burri ishte përdorues alkooli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *