• |
ide | kryesore

“Ajnshtajnët e futbollit nuk e kuptojnë”: Mourinho poston festën e Tiranës dhe i jep një mesazh Romës

-Instant, Sport



Pas triumfit në Tiranë në finalen e Conference League dhe festimeve në Romë, José Mourinho është nisur për pushimet e merituara dhe ndjesitë e tij ka dashur tia besojë Instagramit, me një postim ku publikoi edhe dy foto nga festimet në Tiranë dhe në Kolose. “Kujtimet mbeten përgjithmonë dhe historia nuk mund të fshihet. Për mua ato ishin emocione të pabesueshme, të paharrueshme, por duhet të mendoj për “më pas”. Megjithatë, para kësaj, duhet t’i përqafoj të gjithë. Duhet t’i them botës mirënjohjen time për lojtarët e mi: të gjithë nga Rui Patricio që luajti 54 ndeshje deri te Pietro Boer që nuk luajti as një minutë. Në këtë ekip të gjithë kanë luajtur çdo minutë të çdo ndeshje, kjo është ajo që Ajnshtajnët e futbollit nuk e dinë, nuk e kuptojnë dhe më vjen keq për ta – vazhdoi ai – Futbolli është ai që shihni dhe ai që nuk shihni, futboll nuk luhet me 11, por me shumë, dhe ne ishim jashtëzkonisht shumë. Lojtarë, trajnerë, staf mjekësor, analistë, teknikë, kuzhinierë, familje, miq, romanistë, mourinjistë dhe u jam mirënjohës të gjithëve”.

Special One e mbyll postimin e tij me një urim: “Një ditë do të largohem nga Roma dhe AS Roma, ky është ligji i futbollit, por më shumë se një ose më shumë kupa do të më pëlqente ta shihja këtë klub të bashkuar përgjithmonë nga ky pasion dhe dashuri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *