• |
ide | kryesore

Bëni gati çadrat, reshje shiu dhe ulje temperaturash

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë orëve në vijim pritet shtim i vranësirave që do të shoqërohet edhe me rrebeshe shiu.

Ndërkohë që gjatë ditës së diel do të kemi një ulje drastike temperaturash krahasuar me ditët e nxehta që po lëmë pas. Për ditën e Diel pritet kalimi i një sistemi frontal mbi vendin tonë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për shkak të masave ajrore më të freskëta dhe reshjeve të shiut për ditën e Diel parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *