• |
ide | kryesore

Berisha kopjon Albin Kurtin: “Amelika, Amelika”

-Instant, Të fundit



Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës që ishte në opozitë u bë i famshen me shprehjen “Amelika, Amelika”. Atëhere ai nënkuptonte si të tillë, të gjithë të korruptuarit dhe hajnat të cilët kundërshtonin kritikët e tyre duke bërtitur emrin e vendit të madh të lirive dhe duke i etiketuar ata si anti -amerikanë. 

Të njëjtën koncept e ka rimarë sot edhe kryetari i porsa zgjedhur i PD, Sali Berisha në fjalën që ka mbajtur në mbledhjen e Këshillit të ri kombëtar kë kësaj partie. “Ata që vjedhin gjithë ditën dhe pastaj bërtasin Amerika Amerika” ka thënë Berisha duke folur për qeveritarët që kanë si axhendë grabitjen e vendit, duke e fshehur këtë pas retorikës së shpalljes non garat nga SHBA të kryeopozitarit.

© Lapsi.al



2 Comments

  1. Albin Kurti e tha ate gje,pasi hajnat(Isa,Thaci,Ramushi,Dulla koti) dhe tradhetaret(Isa,Thaci) qe udhehoqen Kosoven, kur u zbulohej ndonje afere korruptive, apo kur benin ndonje tradheti (shkembimi i veriut,Zajdnica, dakordimi qe FSK mos te shkelte ne veri, etj etj), hiqeshin sikur keta ishin pro-amerikane (pra indirekt propagandonin sikur i mbeshteste Amerika) kurse Albinin e portretizonin si anti-amerikan. Nderkohe e verteta eshte krejt e kundert. Edhe ndonje jo-miqesror ndaj amerikaneve qe egzistonte ne VV, u pastrua,bile u vete largua ,si psh burri i Besa Shahinit(Dardan Mollaqja). Dhe po te ishte Albini anti-amerikan, nuk kishte shans te fitonte, sepse ne radhe te pare nuk do e votonte populli. Propaganda qe Albini eshte anti-amerikan vazhdon edhe sot e 20 vite ne Kosove(e keni pare edhe jo me larg se para 1 jave,shkrimin e Buzhales),bile ajo tufa lehese e pseudo “analisteve” qe mblidhnen cdo nate ne Kosove neper tv,perfshi dhe tek TT e Buzhales, edhe pse jane pjesa me e urryer e popullit(e shpesh ndonjerin prej tyre edhe e kane rraf populli,e ndonjerin edhe kur e ka kursy populi, nuk e kane kursy qente e rruges,qe e dinin se ke duhet te sulmonin),ata pseudoanaliste prape vazhdojne zanatin e vjeter. Bile pa dashje Albini i futi ne kurth se fundmi, pasi viziten super te suksesshme ne Amerike,e filloi ne fillim me eliten ekonomike te botes,per te thith investime(minimumi 200 milion i siguroi, dhe shume te tjera u premtuan). Aq deshen analistet, dhe te egzaltuar shperthyen, ne akuza, qe ja Albinin spo e takon asnje zyrtar, por u zhgenjyen keq, kur Albinin e priten qe nga Shtepia e bardhe e deri te 30 senatoret dhe kongresistet kryesor ne SHBA. Bile njeri nga te egzaltuarit (ai te cilen vetem qente e rruges e duan),tha pastaj, po Albini te na kishte thene ne fillim agjenden (se dmth pervec se qenkemi gezu kot, na u rrezxuan dhe analizat dhe propaganda se Albinin nuk e duan ne SHBA). Ja pra, se u zgjata, kush eshte e verteta e asaj shprehje te Albinit, Koha i tregon te gjitha, sic i tregoi, dhe e rrezoi pertoke propaganden 20 vjecaret analisteve dhe opozitareve te Kosoves

  2. Fjalet me te verteta ka thene . Biles, jo vjedhin çdo dite por grabisin me dhune çdo sekond shqiptaret . Sekti antishqiptar mavi duhet larguar me çdo met dhe menyre te mundeshme . Pa larguar keto kuçedra nga pushteti dhe pa burgosur me shume se gjysmen e elites mavi , ky vend nuk ben hajer kurre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *