• |
ide | kryesore

Berisha: Ky regjim është kalbësirë, Rama drejton një organizatë të vërtetë kriminale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka theksuar që qëllimi i ringritjes së PD-së është të rrëzojë ‘regjimin’ e Ramës të cilin ai e quan “kalbësirë”. Ai tha se zotëron fakte të dokumentuara dhe zyrtare që Edi Rama ka lidhje me bandat e krimit në vend, si dhe nuk la pa përmendur se bashkëpunimi i Ramës dhe Vuçiç ka në fokus krimin.

“Shqiptarët po vidhen në mënyrën më monstruze. Nuk ka mision më të madh se sa të ngrihemi e ti shkurtojmë ditët kësaj qeveria. Ka para të pafundme krimi dhe nuk ndjek asnjë parim dhe princip. Ky regjim është kalbësirë, kalbësirë. Pse e rithemeluan anëtarët PD-në? Sepse e panë që Shqipëria humbi orientimin e saj Evropian dhe vokacionin, po shkelmohej, hapja e negociatave u shtrua në një horizont të pakapshëm. Këtu Rama, fajin e gjen tek Europa dhe përpiqet ta kërcënojë atë. Çdo organizim, çdo bashki e çdo shtet ka problemet e veta por nuk janë kurrë të tilla që të lënë tetë vite me zero progress. Ne na penguan para së gjithash lidhjet e Edi Ramës me krimin. Dumani i Elbasanit një serial killer që vriste në katër anët për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk i dinte lidhjet e Ramës me bandat e çdo qyteti. Cili nuk i dinte lidhjet patologjike të Taulant Ballës me Suel Çelën. Ujku i bardhë i Beogradit u bë personazh i qartë i krimit, tani del qartë që Rama me Vuçiç kanë lidhje kriminale me njëri tjetrin. Jo vetëm kaq por dokumenta e akte zyrtare faktojnë se Edi Rama drejton një organizatë të vërtetë kriminale. Ai thotë që unë nuk vjedh se nuk ulet dot për të futur duart në xhepa. Ai vjedh në çdo vendim. Lexoni aktet se si u ka dhënë ministrave statusin e investitorëve strategjikë. Lezoni akte të tjera se si shpërbënë parkun e Butrinit, vetëm për të shtruar 800 hektarë në resorte e vila të klientelës së tij. Ky mision është shkurtim i jetës së qeverisë së Ramës. Destinacioni ynë nuk është as Beogradi as Stambolli, është vetëm nji, Brukseli. Ky mision përmbushet kur të qëndrojmë besnikërisht në ADN-në shqiptare. Ata vjedhin natën dhe ditën thërrasin rroftë Amerika. Ky është qëndrimi më anti-amerikan që mund të mbahej, Amerika është dheu i vlerave të lirisë. Misioni ynë është të konsolidojmë këtë vend, asnjë komb nuk ka ecur para, asnjë komb nuk është zhvilluar nëse nuk ka pasur komb patriotik. Këto janë thirrjet për të gjithë ju në qoftë se nuk dua të jemi problem i saj përsëri. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë për rrëzimin e regjimit më të keq e më anti-Shqiptar.”, tha Berisha.


6 Comments

  1. E vertete eshte, por me kriminel se ty s’ka. Shporruni nga politika se jeni shnderruar ne shushunja qe vetem pini gjak nga ai trup qe mezi qendron ne kembe.

    1. Ke ndonjë fakt qe është kriminel? Na i thuaj edhe neve… Kurse për të kuqtë në pushtet ka plot…

      Pastaj kush duhet të vijë në pushtet kur të ikin këta? Me emra konkret.

      1. Te vi Non Grata…. Hahahaha
        E c na ka gjet. Kujtojn se do vijn ne pushtet me te damkosurin.
        Ngrini furtun ne got, se do fitoni.

        1. ke te drejte ne fakt, pasi e shate per 50 vjet tani jeni dashuruar, ne fakt nuk u rri dot bytha pa kar, sa te jugosllavte sovjetiket kinezet sot sorros dhe maerika e bidese

          amerikanet te qjjne e ste pagujne, biles te hudhin ne rruge , ja shih irani shih irakun, sirine, libine, afganistanin, ukrainen, edhe sadami edhe milloshevici ishin pro amerikan, prit mos u gezo para kohe

  2. Krimineli je vetem ti o dordolec vucidoli Shume shpejt do japesh llogari per te gjitha poshtersite e tua Ti je karte e djegur dhe shume shpejt te pret burgu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.