• |
ide | kryesore

Ndërron jetë ish-presidenti i pestë i Shqipërisë Bujar Nishani

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme, Të fundit



“Ndoshta ka gjëra që mund ti kisha bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time”B .N.

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ka ndërruar jetë. Mësohet se ai kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi ditën e sotme në orët e para të mëngjesit. Nishani ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore që prej datës 21 prill, ndërsa vetëm pak kohë më parë ai u dërgua në Gjermani për mjekim më të specializuar. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri. Gjendja e tij u stabilizuar për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.

Kush ishte Bujar Nishani, presidenti i 5-të i Shqipërisë

Bujar Nishani, Presidenti i pestë i Republikës së Shqipërisë pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, ka lindur në Durrës më 29 shtator 1966.

Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1988 si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej. Pas kësaj, në 1993 shërbeu si Drejtor i Punëve të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vazhduar në Departamentin e Marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 1994. Viti 1996 e gjen Nishanin në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Një vit më pas u emërua dhe shërbeu si Kryetar i Forumit Ushtarak Euro-Atlantik për burra dhe gra.

Karriera politike e Nishanit filloi në vitin 1991 si anëtar i Partisë Demokratike. Në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tiranë, ndërsa në vitin 2003 u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dy vite më pas Nishani zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie politike. Ndërsa, në korrik po të këtij vite ishte kandidat për Partinë Demokratike, ku fitoi mandatin e deputetit në zonën zgjedhore 34 në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ai u zgjodh sërish deputet.

Nga marsi 2007 deri në shtator 2009, Nishani shërbeu si Ministër i Brendshëm. Gjithashtu ai ka qenë dhe ministër i Drejtësisë, nga shtatori 2009 deri në prill 2011 dhe më pas, në prill të 2011 Nishani u emërua sërish në postin e Ministrit të Brendshëm, ku qëndroi deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Kreu i shtetit.

Më 24 korrik 2012 Bujar Nishani u betua si President i Republikës para Kuvendit të Shqipërisë. Ai e la këtë detyrë pas pesë vitesh, i akuzuar nda disa për anësi politike, por i respektuar nga shumica për ndershmërinë dhe modestinë me të cilën e kreu këtë funksion. Flalët e tij të fundit si president qenë: “Ndoshta ka gjëra që mund ti kisha bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time”. Nga 2017 e në vijim ai u rikthye në PD dhe kohët e fundit u angazhua me lëvizjen e foltores së Berishës. Teksa ai ishte në çastet e fundit të jetës, në selinë blu emri i tij po votohej për të qenë anëtar i kryesisë së re të PD-së.



37 Comments

  1. E trishtueshme! Opozitar, bëri aq sa mundi për vendin e opozitën dhe ishte pozitiv në përgjithësi.

    Ngushëllime familjes dhe u prehtë në paqe!

  2. Ngushellime familjes e te afermeve te ,per humbjen e parakohshme te njeriut me te dashur te tyre ,por dhe neve, per meritat e tije ne jeten politike ,shoqerore e familjare,qofte i xhenetit.

  3. Ngushellime familjes!

    Presidenti Nishani ka lene pas kontribute te shquara ne politike dhe shoqeri. Do te mbahet mend si politikan pozitiv, i arsyeshem, dhe njerezor.

    Nje demokrat i jashtezakonshem! Do te kujtoj gjithmone me simpati dhe admirim angazhimin e tij se fundmi prane Foltores, artikulimin e paster, qetesine dhe maturine.

    Mungesa e tij do te ndihet thelle. U prehte ne paqe dhe i perjetshem qofte kujtimi i tij!

  4. Nuk i gjej dot Fjalet e duhura.
    Zotit ja kemi Borxh vdekjen. Nje dite do te shkojme ter gjithe por ky largimi Yt
    erdhi komplet i rende e goditi vend e pavend.

    Jam i bindur se syte e tu do te shikojne gjithmone mbi Atdheun tone.
    Ngushellimet e mia Families se tij.

    Prehu ne Paqe
    ne krahet e Zotit o bir i Libohoves, Cun i Durresit, Burre i Tirones, Dhender i Kosoves.

    1. Nuk ka asnji diskutim qe ka qen burre i mire, dinjotoz dhe esht perpjek me bo nje pune dinjitoze. Mund te ishte te shum te paktet te tille. Kishte dhe repotuacionin e nje familari shembullor. Ngushllime familjes per humbjen e rende. Zoti i dhante force familjes.

      1. Dinjitoz, hahahahahah po boll o servila se latë nam. Vdiq uloku që i mbante Sales uturakun dhe natyrisht si çdo president i pedes (topi etj) vidhte pronat e familjes së tij.

  5. Cdo njeri i afert me salih kataxhic berishen Vdes,rastesi apo ………….?por ne rastet e tjera kane vdekur ne te njejtin spital ne Itali

    1. Sa te pacipe e te pa nder qe jeni . Eshte koha per te tilla komente idiote o patronazhist?

      Nishanit rahmet i paste shpirti !

      1. Po, ta marre edhe Salen e Vicidolit me vete sa me shpejt o Perendi, te shpetoje ky vend!! AMIN!!!!!!!!!!!!!!!

  6. RIP President. Kosova do te mbaj mend gjithmone cdo politikan (qofte i majte apo i djathte) qe ka qene ne krah te saj (ashtu si edhe e kunderta) dhe na ka mbeshtet.
    Ngushellime familjes per kete humbje.

  7. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave
    është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë .

    Lum si ai qe ne kete bote kalimtare beri mire e keq kurre !

    Ju bete mire dhe vepra te mira z.Nishani .

    Ju ndrit shpirti e qofsh i xhehnetit .
    Respekte familjes dhe femijve !

      1. Ju jeni vërtetë të pafytyrë, po ikni pyesni familjaret e tij të cilve u ka vjedhur pronat se sa burr i mirë ishte… Servila të pështirë…

        Burr i mirë thonë pallat e karit që s’kanë bukë të hanë ndërkohë që burri i mirë i tyre ishte bërë sheik nga banakier në 97, vetëm me rrogë shteti.
        Yt fisqira, aq mirë ja u bën politika juve o rracqira sa se keni idenë, po ç’kusur kemi ne të tjerët?

        1. O TE QIFSHA FISIN GRUAN , LIBRIN E SHTEPISE DHE GJITHE BURRAT E FISIT NE BYTHE O GJAKKURVE . TI QENKE NGA AJO RRACE QE PASKE BURRAT ME KURVA SE GRATE O PIDHROPSH . FISTEN E DASMES KU TA KESH O FISQIRE MAVI

  8. U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe I dhente paqen e munguar ne kete toke.

    Do kujtohet gjithmone si nje figure pozitive.

    Zoti I dhente force familjes dhe miqeve.

    Ne kete toke jemi te perkohshem.

    Kete duhet te kuptojne te gjithe, edhe hajdutet e kombit Shqiptar.

    Lum ai qe kujtohet per mire ne kete bote.

    Nishani ne teresi do kujtohet per mire.

    1. Boll o kar, o servila, nga kush do kujtohet si pozitive, nga serbët apo nga ju milikarat e sali Fazllic gerdecit?!

  9. Vazhdon hipokrizia e shpellkareve,bejne sikur,cdo byrektor i salihut ne komente ngushllimi,po e njejta dore qe dhe shan cilin do salihut

    1. ju jeni kafshe . per parti ju nuk respektoni as te vdekurit e jo me te doni kombin . jeni qenie te peshtira

  10. Shkofte edhe Saliu pas tij te mos ja shikojme surratin dhe degjojme ate zerin e mallkuar, o Perendi ku je?????

      1. Jo eshte duke planikuar qe fekale si ju nuk ju do atje lart. Keni 30 vjet qe keni vdekur, ju ka leshuar me leje nga varri per tek Saliu sa te mbaroje pune me ju maloku, do tju hedhe ne grope e ne ferr.

  11. Ata janë të përçarë,s epse nuk luajnë me interesin që të fitojë partia, por që të fitojë Saliu, sepse është ‘non grata’. Ai mendon se po të marrë partinë, do të heqë ‘non grata’, por kjo nuk ndodh, në asnjë mënyrë. ‘Non grata’ është akt juridic, që goditet në gjykatë, Në Gjykatë Federale Amerikane, por ai nuk e goditi, dhe ai ka marrë formën e prerë sot. Ai gabohet, ku cajnë kokë amerikanët se ke marrë ti një parti me 12 mijë veta.Cudi te gjithe bashkepuntoret e salihut te vdekur,i fundit vdiq ne gjermani te tjeret,ne spitalin e dyshimte ne itali

  12. Kryesia e re, e dalë nga partia e Berishës, është një provë e gjallë se ai në “shansin” e tij të tretë, ka shkuar tek Sali Berisha i vërtetë, mosbesues, paranojak, mediokër, i mbyllur në guaskë të vet, me besnikë të pështirë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *