• |
ide | kryesore

Kryesia e re e PD/ Kandidatët grusht bashkuar rreth Berishës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Nuk kishin kaluar as 24 orë nga dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike dhe Sali Berisha iu drejtua militantëve të Foltores me një kërkes; të mos e thërrisnin më “Lul Brava”.

“Zoti Basha dha dorëheqjen. Tani nuk kam më pse t’i them deputeti Brava. Do t’i them deputeti Basha. Ai është deputet. Po të ishte në zyrë do shkoja t’i jepja dorën” u tha më pas gazetarëve, i ndërgjegjshëm se duke qenë fitues i betejës brenda PD-së, nuk mund të sillej si humbës.


Kthesa qe e fortë. Nga bullizimi, tallja publike, përmendja e familjarëve, akuzat për shitjen tek Rama, tek shtrëngimi i duarve, paqja dhe bashkëpunimi. Instikti i politikanit i diktoi se kishte ardhur koha të sillej si fitues.

Jo më kot, kur hyri në selinë e PD-së, takimi i parë qe me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin, dy nga skifterët e Bashës, që e kishin sulmuar me akuza të rënda. Synimi qe ribashkimi dhe përfshirja edhe e kundërshtarëve brenda partisë nën udhëheqjen e tij.

Kanë kaluar dy muaj dhe konsolidimi i kontrollit të PD ka avancuar. Berisha u zgjodh kryetar, por ende nuk ka me vete një pjesë të mirë të grupimit që solli Basha në parti.
Caktimi i kandidatëve për kryesinëe re qe një konfirmim tjetër i çarjes.

Vetë Berisha ndërsa shpjegoi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve përmendi edhe “padrejtësitë që janë bërë” më herët.

“Lidhur me ata të cilët kanë vërejtje, sugjerime dhe kritika, janë absolutisht, të vazhdojnë vërejtjet, kritikat dhe kundërshtitë ndaj Sali Berishës pas asnjë llojë hezitimi. Gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë” tha Berisha për gazetarët.

Lista me emrat e kandidatëve për kryesinë e re të PD tregon se struktura do të jetë produkt ekskluziv i Komisionit të Rithemelimit.

Bien në sy aty rikthimi i Jozefina Topallit dhe i Bujar Nishanit, emrat e Arben Imamit apo Edith Harxhit dhe plot demokratëve të tjerë që kanë një histori në selinë blu. Por në listën me 47 emra nuk gjen askënd që ka vënë në dyshim rikthimin e Berishës në krye të PD-së pas shpalljes non grata.

Jashtë listës kanë mbetur edhe emra të deputetëve që i kërkuan Lulzim Bashës të dorëhiqej pas humbjes së 6 Marsit, ndërsa kishin një qëndrim të dyzuar në raport me Foltoren. Gazetarëve u ra në sy Ina Zhupa, e cila gjithsesi e kishte konfirmuar mbështetjen për Berishën, kur mori pjesë në Kuvendin e fundit.

Ribashkimi duket një sfidë e humbur. Të paktën deri tani. Si për ta theksuar këtë, deputetët që Berisha nuk i ka nën kontroll, i dolën prap kundër sot. Gazment Bardhi kur e akuzoi për bashkëpunim me bandat e Elbasanit dhe Enkelejd Alibeaj me një rezolutë paralele për genocidin serb në Kosovë.

Më poshtë lista e kandidatëve për Kryesinë e re të PD

NR. EMER MBIEMER

1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOND SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU

27 Comments

  1. Rrofsh o Bushat! Me nxore mallin e Enverit kur thosh; Komunistet grusht celiku rreth Partise………picke te mizes!

    1. Meqenese po abuzoni duke e artikuloni pa fund fjalen percarje, po ju bej nje pyetje nga arithmetika e klases se I, sa bejne 1,2,3… + 0, apo 1,2,3…. – 0 sepse ullinjte, geshtenjat, mzinjte, kastravecat, kungujt, Vul Bravat & Co, te gjithe jane “0”, ASKUSHA, pa elektorat, maksimumi kane vetem nga 1 cope vote, voten e tyre personalen.pretendoni se “u perca opozita” si mundet qe te ndahet, copetohet, percahet dicka qe nuk ka akzistuar? Ne 9 vite, OPOZITA ka qene NON EKZISTENTE, ka qene “0”, si mundet qe ju te ndani asgjene, te pjesezoni “0” apo zvogelonin hicin?! Zjarri popullor eshte gati, Berisha eshte shkendia, mjerre per bastardet me pushtet qe edhe pse 9 vite pa opozite, prap tmerohen kur mendojne fundin qe po u afrohet, KAQ!

      1. O ti “Populli”.
        Kur te vin zgjedhjet e, se mo fshihesh. Dhe na del ketu me pseudonim tjeter. E duke kenduar kengen e vjeter, na i vodhen na i vodhen. Na i vodhen, KAQ.

    2. Na keni care karin me gjithe lajme qe doni patjeter të rithuhet pa pushim fakti ulëritës se burri i marsidës bardhorja etj janë deputetë me votat e demokratëve dhe jo anasjelltas. Janë grup deputetësh apolitike
      Por jo grupim në parti

      Sot e tërë ditën ky grup janë në prehërin e ramës. Luajnë lojën e ramës. Votojnë si rama, opozita e re e ramës me gjuzin jenisherin kërpëratat etj
      ç’ është më e rëndësishmja skanë asnjë votë të tyren në pd dhe në zgjedhësit e zonave të tyre. Janë të papërfillshëm në elektorat.
      Nëse janë demokratë mirësetëvijnë , askush nuk i ka nxjerrë, ose të krijojnë partinë.e tyre te re,
      Te cilën do ta krijojnë para zgjedhjeve lokale për ti bërë shërbimin e rradhës ramës

      1. Ore e besojm qe me saliun do fitoni. Jo vetem ndaj rames, por edhe kundra tigrit prej letre, amerikes. Se ata jan te pa perfillshem per berishen.
        Po…. Partin. Vulen. Siglen, si do ta mare? Se keto jan te veshtira.

  2. Meqenese po abuzoni duke e artikuloni pa fund fjalen percarje, po ju bej nje pyetje nga arithmetika e klases se I, sa bejne 1,2,3… + 0, apo 1,2,3…. – 0 sepse ullinjte, geshtenjat, mzinjte, kastravecat, kungujt, Vul Bravat & Co, te gjithe jane “0”, ASKUSHA, pa elektorat, maksimumi kane vetem nga 1 cope vote, voten e tyre personalen.pretendoni se “u perca opozita” si mundet qe te ndahet, copetohet, percahet dicka qe nuk ka akzistuar? Ne 9 vite, OPOZITA ka qene NON EKZISTENTE, ka qene “0”, si mundet qe ju te ndani asgjene, te pjesezoni “0” apo zvogelonin hicin?! Zjarri popullor eshte gati, Berisha eshte shkendia, mjerre per bastardet me pushtet qe edhe pse 9 vite pa opozite, prap tmerohen kur mendojne fundin qe po u afrohet, KAQ!

    1. Fiks! Situata është e vështirë vërtet , por është më e vështirë për ramën të rrijë në pushtet

  3. Pas “rilindjes” famëkeqe te PS me autor Edvin Ramën, kemi një “Rithemelim” e një ndarje më dysh të PD nga Berisha.
    Ngelet për të parë se sa do të zgjasë “mbështetja” e Ramës nga faktori ndërkombëtar, dhe sa do ta mbështesë Berishën ky faktor.

  4. Nuk e di cfare doni te beje me Berisha, kur degjon ata debilat dhe ato debilet deputete qe thone se ne e pranojme qe Berisah ka shumicen, por ai duhet te largohet. Te largon vota o dobila ne politike. Ky zoteria Marion Barry, dikur kryebahskiak i Distriktit te Kolumbise, ne Ushington, pasi u arrestua, beri dhe burgun the kur doli nga burgu u rizgjodh per te katerten here si kryebashkiak. Kjo eshte demokracia, jo demokracia e Lulit me ligje dekriminalizimi. Luli duhej te kishte ngulur kembe per ligj qe rreptesisht te ndalon te genjesh per te shkuaren tende, por nese te votojne apo jo shqiptaret kjo eshte ne doren e tyre. na keni care trapin gjithe keto dite a thua se berisha nuk kishte te drjete te mbrohet, por te pranonte non graten e lulit dhe paulinit qe t’i benin shqiperise cfare te donin. Si tha ai greku, mezi presim te ike Meta. Por media jone nuk i ben jehone atij lajmi se para ca kohes disa gazetare dolen sikur merrnin shperblime here ketu dhe here atje.

    Dhe nje gje nuk kuptoj, cfare do perfitonte me Partia Demokratike me Lulzim Bashen qe me vjen te vjell sot kur mendoj se kam mbehstetur nje te paafte dhe lehtesisht te kapur si ai.

    I kapur, pasi po te mos kishte qene, u thoshte bini provat dhe ai hiqet vete nuk ka nevoje ta perjashtoje njeri nga PDja apo grupi i PDs. Nuk shkohet me thenien “te gjtihe i dime provat” se po te ishte keshtu Paulini me shoke ka ministtrin e tij ne burg per trafikant dhe tjetrin, e tjetrin.

    Dhe ju vemjet e sufllaqeve, boll vollet vrer neper portale per nje pjese te kombit.

    1. Topalli krijoi dhe parti tjeter.
      Cdo behet me antaret e partise?
      Edhe Blushi krijoi partine e vet.
      Edhe Blushi edhe Topalli jane karrike thyer.

    2. Edhe mua më vjen keq që kam mbështetur atë bythmutin bashën, edhe pse një shok më thoshte që është në tavë, doli që ishte tek tepsia e ramës.

      Vëlla nuk e ka fajin rama , por tufa e debilëve që i shkon pas një perversi një keqbërësi si ai.

      Mubd të themi që kemi një popull kurvë pa shtyllë kurrizore, presin ti shpëtojë berisha 77 vjec sepse vetë i mbushin brekët.

      Synimi i bushatit është të provokojë pikërisht këtë shtjellim të palëve. Dhe është shumë i dukshëm në fakt.
      Bushati dhe lapsi po i bëjnë një të mirë këtij vendi , po përpiqen ti zgjojnë sistemin imunitar.
      Sigurisht që paguhen, por vallë a nuk paguhen të gjithë të tjerët dhe me shuma edhe më të mëdha nga rama dhe të tijët???
      Mund të themi që shkullaku dhe bushati në fund të ditës po tregojnë që kanë bole! Kuptohet bole të vogla por edhe ato e lejnë ramën me barrë!

      Nderime bushat dhe shkullak

  5. eshte nje nga heret e rralla qe nuk jam ok me ju Bushati, Suksesi i opozites, dmth rrezimi i regjimit te rames, ka me shume gjasa te ndodhe nqs tre pjeset e PD (1-pro Berishes, 2- pro Bashes, 3- as me bashen as me berishen ), ndahen si formacione politike me vete, konkurojne me vete, dhe bashkojne votat pas zgjedhjeve (ose ndoshta ne aleance para zgjedhore), dmth te bashkuar ne nje front, por jo te bashkuar nen nje sigel partie. Pjeset e ndara (mendimi im) nuk jane pjese te se njejtes, dhe si rjedhim bashkimi do ishte i shemtuar , ndersa nqs punohet per realizim dhe rritje ne rrugen e secilit, mund te ndodhe qe ne fund te rrugetimit personal, te kemi shifra qe te bashkuara mund te bejne diferencen per fitoren. Ne kete kuptim, me mire qe tek Berisha te jene vetem ata qe jane vertet pro berishes, dmth cdo pjese le te kete nje qartesim cilesor, qe me vone mund te shprehet ne sasior, perndryshe ka rrezik qe nqs behet ideja juaj Bushati, PD te dale aq keq sa ne 2013

    1. Lista plot me te rinj. Me fytyra te reja, te ardhur nga bota jasht.
      Qe te siellin kontributin e tyre. Me eksperiencen qe kan perfituar neper bote.
      Nder ta spikasin disa emra…
      Flamur Noka
      Tritan Shehu
      Arben Imami
      Jozefina topalli
      Shaban memia
      Luan Baci
      Etje….
      Te gjith te mbledhur me mundim nje e nga nje, si lulet ne fush.
      Te na rroj parta. E RRITHEMELUUAR me filiza te rinj.
      Qe u hengert mortja qe su bet njher njerez normal.
      Po vetem mirmengjes o interes.

    2. ?

      Basha bardhi alibej etj janë në prehër të ramës, ndërsa ti rri e ëndërron .

      Ku ke fjetur mbrëmë??

  6. Ju mavite moter dhe graqire duhet ti hartoni listat e kryesie te partise demokratike,shikoni ato baxhellat,ata drogaxhinjte te ridhjerjes o moter dhe gra qire.

  7. Shpellkari dhe maloku me i mire eshte ai qe Qin e shkerdhen nonen motren vajzen e vet,keta kane qef gjak populli

  8. Sa ndihet entuziasmi te rrithemelimi. Sheshet plot, njerez te qeshur, femijet te lumtur. Dhe me te drejt.
    Se stergjyshi sali zombi. Do cliroj shqiperin nga amerika.

  9. Ata janë të përçarë,s epse nuk luajnë me interesin që të fitojë partia, por që të fitojë Saliu, sepse është ‘non grata’. Ai mendon se po të marrë partinë, do të heqë ‘non grata’, por kjo nuk ndodh, në asnjë mënyrë. ‘Non grata’ është akt juridic, që goditet në gjykatë, Në Gjykatë Federale Amerikane, por ai nuk e goditi, dhe ai ka marrë formën e prerë sot. Ai gabohet, ku cajnë kokë amerikanët se ke marrë ti një parti me 12 mijë veta.Me votat e shpellkareve dhe me vokshin qe numron ky fiton,por ne zgjedhjet e fundit kombetare Ori Nebiaj fitoje me shume vota se salihu qe mori 5700 vota,perqindjen llogariteni vete o cecene e maloke bashke,po cuni farihut??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.