• |
ide | kryesore

Nishani ndërron jetë/ Kolegët shprehin ngushëllimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani ka tronditur shumë kolegë dhe miq të politikës. Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-presidentit.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
Ndërkohë i pari që ka reaguar nga Partia Demokratike është deputeti Edi Paloka.

Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishme të PD në vite, ka ndërruar jetë!
Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët. Respekti ynë për gjithshça dha për PD dhe për vendin, do e shoqërojë kurdoherë.”, tha Paloka.

Deputeti Tritan Shehu thotë se vdekja e tij është një humbje e madhe për politikën shqiptare. Ndërkohë deputeti tjetër, Belind Këlliçi thotë se do ta kujtojë miqësinë e tij duke theksuar se është  mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shkruan se ndarja nga jeta e Nishanit është një dhimbje shumë e madhe për të gjithë ata persona që nuk do ta kenë më mes tyre. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruann se maturia dhe principaliteti i tij ishin vlerat themelore të cilat do të kujtohen gjatë.



3 Comments

  1. U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe I dhente paqen e munguar ne kete toke.

    Do kujtohet gjithmone si nje figure pozitive.

    Zoti I dhente force familjes dhe miqeve.

    Ne kete toke jemi te perkohshem.

    Kete duhet te kuptojne te gjithe, edhe hajdutet e kombit Shqiptar.

    Lum ai qe kujtohet per mire ne kete bote.

    1. Kete e ndolli rrenxaku I kristaqit njeriu ters qe fleet vetem per vdekje edvina jashteqitja
      U prfsh ne paqe president

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *