• |
ide | kryesore

Përfundon gjyqi më i famshëm i momentit, cilat ishin argumentet përmbyllëse të Amber-Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjyqi Johnny Depp vs Amber Heard përfundoi të premten, kur të dyja palët dhanë argumentet përmbyllëse pas seancave shtatëjavore që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Shtatë nga 11 juristët e përzgjedhur për gjyqin që nisi në prill kaluan disa orë për të diskutuar, por nuk dhanë një vendim dhe duket se nuk do ta bëjnë këtë për të paktën disa ditë. Gjykatësja Penney Azcarate tha se bisedimet do të nisin sërish të martën. Për momentin, është e paqartë se kur do të arrijnë juristët në një vendim.

Ekipi ligjor i Heard, të pandehurin në këtë rast, u tha juristëve që “të mendonin për mesazhin që zoti Depp dhe avokatët e tij po i dërgojnë Amber dhe viktimave të abuzimit në familje”.

“Nëse nuk keni bërë foto, nuk ka ndodhur,” tha Benjamin Rottenborn. “Nëse nuk keni kërkuar kujdes mjekësor, nuk jeni lënduar.” Depp, tha ai, “nuk mund dhe nuk do të marrë përgjegjësi…është faji i dikujt tjetër”.

Ai u tha juristëve se “nëse Amber ishte abuzuar nga zoti Depp qoftë edhe një herë, atëherë ajo fiton…dhe ne nuk po flasim vetëm për abuzim fizik, psikologjik…seksual”.

Përfundon gjyqi Depp-Heard: Kur jepet vendimi i gjykatës?

Nga ana tjetër, avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, u tha juristëve se Heard “i kishte shkatërruar jetën duke i thënë gënjeshtra botës se ajo ishte një e mbijetuar e abuzimit në familje. “Nuk ka asnjë regjistrim të zotit Depp që të ketë pranuar që ka goditur zonjën Heard. Nuk ekziston. Nuk ndodhi,” tha Camille.

Vasquez tha se akuzat e Heard për dhunë ishin “një akt i tmerrshëm mizorie” ndaj “të mbijetuarve të vërtetë të abuzimit në familje”. Vasquez përmendi gjithashtu se Amber Heard dha “performancën e jetës së saj” dhe u shtir sikur qante ndërkohë që nuk kishte lot. Ajo shtoi gjithashtu se askush (përveç ekspertëve të paguar) nuk dëshmoi për Amber përveç motrës së saj, ndryshe nga Johnny Depp për të cilin dëshmuan shumë njerëz të tjerë.

Përfundon gjyqi Depp-Heard: Kur jepet vendimi i gjykatës?

Avokati tjetër i Depp, Benjamin Chew, u tha juristëve: “Tani keni arritur të njihni Amber Heard të vërtetë. E frikshme.” Depp, tha ai, ka luftuar me drogën dhe alkoolin – “nuk e keni dëgjuar kurrë ta mohojë këtë” – dhe “ai ka të metat e tij. Ai ju tha gjithçka për to. Por ai nuk është një abuzues i dhunshëm.

“Ka një dallim midis të paturit një problem abuzimi me substancat dhe të qenit abuzues,” shtoi Chew.

Ekipi i Johnny Depp pretendon se një artikull i Amber Heard për Washington Post në vitin 2018 – ku e përshkruante veten si viktimë e abuzimit në familje – është shpifës dhe se Heard është abuzuesja e vërtetë. Depp kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Kundërpadia e ekipit të Heard kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim.



1 Comment

  1. U qerofte ky dhunues i palare dhe i mbaruar mbi dhe, Jonny Depp me gjyqet e tij ju shofte fara dhe emri ketij drogaxhiu, pijaneci, perdhunuesi, abuzues i neveritshem. Ju Lapsi qe kopjoni nga mediat corbe dhe i hidhni ketu, ju ardhte fundi me gjithe kete portalin tuaj qe e mbani hapur kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *