• |
ide | kryesore

Rivotimi në Serbi/ Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës me shumicë votash

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Tërnocin e Madh të Bujanocit, që u mbajtën më 27 maj, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 598.

Në vendin e dytë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me gjashtë vota, tha të shtunën Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Përgjegjësi.

Lista “Alternativa Demokratike Shqiptare” ka fituar dy vota dhe lista “Millosh Jovaniq, Shpresë për Serbinë”, një votë.

Ndërkaq, 15 listat e tjera zgjedhore nuk kanë fituar asnjë votë si dhe 10 vota ishin të pavlefshme.

Ndërkaq ende nuk dihet nëse ky maksimalizim i votave do të përkthehet në një vend për shqiptarët nëse do të fitojnë një karrige në Parlamentin e ri serb, por televizioni H1 raportoi se shqiptarët nuk arritën të marrin edhe 12 vota për të fituar mandatin gjatë përsëritjes së zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e mbajtura të premten, 618 nga 1,089 votuesit votuan apo 56.7 %. Dalja në zgjedhje ishte më e ulët se raundin e mëparshëm, kur dalja ishte 64 %.

Përsëritja e votimeve u karakterizua nga një atmosferë mosbesimi në mes anëtarëve të komitetit të qendrës së votimit, që rezultoi me konflikte verbale të herëpashershme dhe një ndërprerje të shkurtër të votimit.

Po ashtu u regjistruan disa parregullsi, të cilat ishin më të vogla në numër sesa në përsëritjen e zgjedhjeve më 28 prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *