• |
ide | kryesore

Video/ Real kampion i Europës: Vinicius fut Ancelottin në legjendë, Liverpool përplaset te Courtois

-Instant, F1, Sport, Video



Real Madrid është kampion i Europës për herë të 14-të në historinë e tij. Në finalen e Parisit, skuadra e Ancelottit mposhti 1-0 Liverpool, falë golit të Vinicius Junior në minutën e 59-të, duke përfituar nga goditja-kros i Valverdes. Braziliani është njeriu i kopertinës i merengues, së bashku me portierin Courtois, i cili me një sërë pritjesh të mrekullueshme fillimisht mbajti gjallë ekipin e tij, më pas mbrojti epërsinë deri në fishkëllimën e trefishtë. Ancelotti futet kështu në legjendë: askush nuk e ka fituar trofeun më parë 4 herë.

E janë katërmbëdhjetë për Real Madrid. Katërmbëdhjetë Champions League, e është mbresëlënëse edhe vetëm ta shkruash dicka të tillë. Carlo Ancelotti është përsëri mbreti i Parisit, si në ditët e PSG-së … por mbretërimi i tij, nga sonte, është i një madhështie të pashkelur nga askush, verbuese: katër herë në çatinë e Evropës, askush nuk ia kishte dalë kurrë. Liverpool përtypet sërish hidhur, katër vite pas finales së humbur në Kiev kundër Blancos: këtë herë nuk është portieri i Reds (Karius) ai që ishte vendimtar në negativ, por është ai i Madrid (Courtois) që bëhet mur ndaj të gjitha sulmeve të skuadrës së Klopp. Monumentale pritja e fundit ndaj Salah, po aq sa festa e Vinicius në minutën e 59: Përfundoi 1-0, në Saint-Denis. Firma është ajo e brazilianit, që e bën Casa Blanca sërish padrone të Europës dhe lë Anglinë pa trofe europianë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *