• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës: SHBA bisedime me Ukrainën për dërgimin e sistemeve më të fuqishme të lëshimit të raketave

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Zyrtarët ushtarakë amerikanë pranojnë se kanë zhvilluar disa herë bisedime me zyrtarë ukrainas lidhur me kërkesat e Kievit për armë të reja e më të avancuara, që mund të ndihmojnë në zmbrapsjen e forcave ruse në Donbas. Por ata nuk kanë pranuar të thonë publikisht se kur mund t’i dërgohen këto sisteme Ukrainës.

Kievi i ka bërë thirrje për javë të tëra Uashingtonit për sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara në SHBA, (MLRS), të cilat janë më të fuqishme dhe më të manovrueshme sesa sistemet e tjera të artilerisë që Uashingtoni dhe Perëndimi kanë ofruar deri më sot.

Thirrjet u bënë edhe më të forta për shkak të përparimit të forcave ruse në Ukrainën lindore, çka zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes e kanë cilësuar si “përparim në rritje”, në një luftë ku është përdorur kryesisht artileri e rëndë e armë me rreze të gjatë veprimi.

Gjatë një komunikimi me gazetarët sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby tha se Uashingtoni është në dijeni të kërkesave të Ukrainës për sisteme raketash të shumëfishta, po shtoi se nuk mund të komentojë rreth një vendimi që nuk është marrë ende.

Zoti Kirby tha se SHBA-të po punojnë çdo ditë për të futur armatime në Ukrainë, të cilat po i ndihmojnë ukrainasit në betejën e tyre ndaj Rusisë.

Pavarësisht komenteve të vakta të sekretarit të Shtypit të Pentagonit, ka disa indikacione se zyrtarët amerikanë mund të jenë gati të dërgojnë në Ukrainë, sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara në SHBA, për të ndihmuar në frenimin e ofensivës ruse./VOA/



9 Comments

  1. Ukrainasit po dezertojne ne mase ne ushtri ndersa keta thone duam raketa. Budallenjre e ukraines nuk e kuptojne qe praoa Rusit eshte dhe Kina qe eshte e interesuar te Shkaterroj Perendimin. Amerika mbushur me krim, vrasje, droge, perdhunime, grabitje, korrupriin, vjedhje, banda kriminale, Vrasje masive, pederast, lesbike, pedofila, transeksual, psikopat, manjak, skizofrenaRenim ekonomik, shkaterrime, qytete qe duken me keq se ne Afrike. Tani mori fund Perendimi. Lindja eshte e ardhmja. SHQIPTARET TE HEQIN DORE SA ME SHPEJT NGA HOMOSEKSUALET DHE PEDOFILAT E PERENDIMIT

  2. Keto jane vetem per opinionin publik pasi dollaret per :”armatime” do levrohen por armet sdo arrijne kurre ne destinacion pasi dhe ato qe arrijne shkaterrohen rruges nga raketat me precizion te larte nga ruset. Beni mire te botoni shkrimin e Washington Post, gazetes se majte ne amerike dhe do ta kuptoni se cpo ndodh ne Ukraine pasi gjendja eshte katastrofike . Zeri amerikes eshte bere si Radio Tirana gjate kohes se Dulles qe u jepte shqiptareve kurajo qe jemi kocke e forte dhe shkemb graniti buze Adriatikut

  3. Shqiptaret jane proAmerikane,por sjellja e Ambasadores Kineze te Amerikes ne Tirane eshte fiks Ruse !
    Amerika do e fitoje luftrn ne Ukraine,Ruset jane pabuksa dhe te dhjere ne fushbeteje !

  4. Edhe tulla e kuqe e ka IQ 50. Po keto komente nuk arrijne as IQ35. I lutem Radaktorit mos fyeni inteligjencen e lexuesve me keto komente komplet jashte temes per te cilen behet fjale ne lajm. C`lidhje ka Lufta ne Ukraine me Saliun ne Tirane. S`ka ngelur gje tjeter vecse te lexojme nje dite, kur te plasi nje vullkan ne oqeanin Paqesor, qe Toka eshte revoltuar e po rebelohet, se Saliu jeton akoma. Ky eshte niveli i atyre qe per c`do here qe dhiten ne breke ankohen se fajin e ka Saliu. Mos na harxhoni kohen me semundje te tilla ngjitese.
    E kuptoj qe per cdo Klick ju fitoni Para por mos harroni qe me keto para stimulohet budallepsja e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *