• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Pogradec, katër të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
përplas



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lin, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B. dhe mjeti tip “Volkswagen Golf”, me drejtues shtetasin N. B.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip “Volkswagen Golf”, shtetaset L. D dhe K. L, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *