• |
ide | kryesore

Carlo e Davide Ancelotti, një triumf si familje: “I kisha thënë Florentinos që do fitonim La Liga e Champions…”

-Instant, 2018, Sport



Nga njëra anë një mit, një legjendë e paarritshme e aftë të fitojë 4 Champions League me dy skuadra të ndryshme, nga ana tjetër një burrë si çdo tjetër, një familjar, që në bilbilin e fundit përqafon djalin e tij, i emocionuar dhe i lumtur. Imazhi i finales në Paris mes Liverpool dhe Real Madrid është përqafimi në fund mes Carlo Ancelottit dhe djalit të tij Davide, të cilin trajneri ka zgjedhur ta ketë në krah si zëvendës që në ditët e aventurës së tij në pankinën e Bayern. Mbi gjashtë vjet punë e palodhur mes uljeve dhe ngritjeve, si sukseset në Bavari dhe vështirësitë në Napoli, ku e quajtën edhe të mbaruar, e më pas triumfi në Paris dhe Champions numër 14: “Unë jam pa fjalë, vërtetë – tha Davide për Sky pas ndeshjes – Çfarë mund të themi për këta djem këtu? Nuk di çfarë të them … Çfarë duhet të thuhet edhe për babain tim? Kjo do të thotë të jesh kampion të mëdhenj. E edhe babai im është”.

Por pas kampionëve të mëdhenj duhet të ketë njerëz të mëdhenj, njerëz të besimit, dhe për këtë roli i Davide është thelbësor: me kalimin e kohës ai ka bërë që pesha e tij brenda stafit të rritet shumë, tani ai nuk merr më vetëm mësime, por jep këshilla dhe sugjeron lëvizje taktike. Ndoshta edhe “Princi David” do të ishte gati të ecte me këmbët e veta, por skuadra që fiton (dhe shumë) tani për tani nuk ndryshon: “Të punosh me fëmijën tënd është një nga gjërat më të bukura që mund të ndodhë”, siguroi Carletto pas finales, para se të zbulonte se mund të parashikojë edhe të ardhmen: “Më 20 mars, kur humbëm 4-0 në shtëpi ndaj Barcelonës, i thashë Florentino Perez: “Ok, mos u shqetëso, ne do fitojmë kampionatin dhe Champions. Në fakt ia thashë pak ashtu, por në fund…”.

Davide, madje zbuloi edhe një histori të vogël mbi dialogjet e babait të tij me Florentino Perez gjatë verës së kaluar dhe negociatat për ta rikthyer në pankinën e Realit: “Babai im i tha: ‘Nëse më thërret, do të vij’. Ata e thirrën përsëri dhe ai nuk u mendua asnjë moment. Ne e duam këtë klub, ashtu siç duam Milanin. Është një ëndërr të kesh një sezon të tillë”. Në trofeun e Champions numër 14 të Realit nënshkrimi i Ancelottit është i dyfishtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *