• |
ide | kryesore

Video/ Makina e Schumacher ndahet në dysh: shikoni aksidentin e frikshëm që ndërpreu garën në Montekarlo

-Instant, F1, Sport, Video



Momente frike për Mick Schumacher në Montekarlo. Gjatë xhiros së 27-të GP të Monakos, gjermani humbi papritur kontrollin e Haas-it të tij, duke u përplasur në barrierat mbrojtëse. Makina u nda në dysh, siç ndodh shpesh në rast të impakteve të tilla të dhunshme, por piloti i ri fatmirësisht mbeti i padëmtuar. Pas disa çastesh ankthi, në fakt ka qenë vetë gjermani që ka komunikuar në radio me ekipin e tij dhe ka qetësuar të gjithë ambjentin me fjalët “gjithçka në rregull”. Megjithatë, pamjet janë të frikshme.

https://www.youtube.com/watch?v=vALIjiuVW04



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *