• |
ide | kryesore

“Finalet nuk luhen, por fitohen”: Real thumbon Liverpool, tifozët tallen me fanellën e… Mbappe

-Instant, Sport



Kampionë për herë të 14 e menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Liverpool, e fituar 1-0 me golin e Vinicius, që rriti rekordin e klubit spanjoll për triumfe në Ligën e Kampionëve/Kupën e Kampionëve në historinë e futbollit, Real Madrid ka shkruar në Tëitter: “Finalet nuk luhen, ato fitohen”.

Një thumbim për Liverpool, por gjatë ndeshjes në fokusin e tifozëve madrilenë ka qenë Kylian Mbappe. Bluzat e francezit me numrin 0, si Champions i fituar nga PSG, janë treguar në Stade de France në Paris nga tifozët e Real Madrid. Refuzimi i sulmuesit francez për të veshur fanellën e Blancos nuk është pritur fare mirë nga merengues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *