• |
ide | kryesore

Flet gruaja e politikanit rus të burgosur dhe 2 herë të helmuar nga shërbimet sekrete

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Evgenia, gruaja e politikanit rus të burgosur Vladimir Kara-Murza thotë se ai është si një “uragan i futur brenda një shisheje” kur u arrestua më 11 prill në Moskë dhe u fut në paraburgim për një fjalim që ai mbajti në Arizona tëu SHBA duke kritikuar luftën në Ukrainë.

“Ai ka aq shumë energji, kaq shumë ide dhe iniciativa, saqë t’a mbash brenda 4 mureve të një burgu është pjesa më e vështirë për të,” – tha Evgenia, e cila nuk është lejuar të flasë me të.

Si politikan, aktivist dhe kritik i regjimit, Vladimir Kara-Murza punoi për 15 vjet përkrah Boris Nemtsov, një lider tjetër opozitar rus, i cili u vra në vitin 2015.

E ulur në një hotel afër Westminsterit në të njëjtën ditë që takoi ministrin e Jashtëm britanik, Evgenia Kara-Murza paralajmëroi qeverinë e Londrës se burri i saj, një shtetas britanik i cili dyshohet se është helmuar dy herë nga agjencia ruse e spiunazhit FSB, mund të ketë arsye për t’u frikësuar për jetën e tij.

Ajo nuk kishte asnjë kritikë për vendimin e bashkëshortit të saj për t’u kthyer vazhdimisht në Rusi edhe pas pushtimit të Ukrainës, duke thënë: “Ai besonte se si politikan rus, ai nuk mund t’u bëjë thirrje njerëzve të mos vazhdojnë të luftojnë nëse ai vetë është diku i sigurt. Ai beson se duhet të ndajë të njëjtat rreziqe, të njëjtat sfida si rusët që vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë luftë” – tha ajo.

Në thelb, duke e quajtur këtë një luftë, në vend që t’a quajë “operacion special” siç do qeveria, një person mund të përfundojë në burg deri në 15 vjet. Në bazë të akuzave të ngritura deri më tani, Vladimir mund të vuajë deri në 10 vjet burg.

Asnjë datë gjyqi nuk është caktuar ende, ndoshta sepse zyrtarët do të ngrenë akuza shtesë.

“Familja jonë ka jetuar kështu për një kohë të gjatë” – tha Kara-Murza, e cila ka 3 fëmijë adoleshentë. “Ai ishte në shënjestër të një skuadre të FSB-së që u përpoq ta vriste dy herë në 2015-ën dhe 2017-ën.

“Falë një hetimi të mahnitshëm të pavarur nga Bellingcat dhe Insider, ne tani i dimë emrat dhe fytyrat e atyre njerëzve nga FSB, të cilët e kishin ndjekur atë përpara helmimit. Të dyja herët Vladimiri përfundoi në koma me nxjerrjen jashtë funksionit të shumëfishtë të organeve. Ne shkuam në SHBA. Ai u shërua dhe më pas u kthye në Rusi.

Autoritetet ruse kanë zgjedhur këtë taktikë të re për t’u marrë me figura të opozitës, veçanërisht figura të njohura të opozitës si Alexei Navalny apo burri im. Ata përpiqen t’i mbyllin dhe t’i fshehin nga sytë e publikut dhe t’i pengojnë ata të vazhdojnë të punojnë. Kjo është për shkak se ata janë kaq efektivë kur janë jashtë burgut” – tha ajo.

Kara-Murza tha se që nga fillimi i luftës, Rusia kishte kaluar nga një regjim autoritar në një regjim totalitar.

“Nuk ka mbetur asnjë media e pavarur, ka shtypje dhe propagandë masive në televizionin kombëtar… Ka një perde të re të hekurt rreth këtij vendi.”

Por ajo këmbëngul se mospajtimi ekziston nën sipërfaqe pasi njerëzit u qasen lajmeve përmes rrjeteve private virtuale ose shërbimit të mesazheve në Telegram.

“Unë besoj se Putini nuk ka shpallur ende mobilizim, sepse ai e di se si do të reagojnë njerëzit ndaj tij. Por një ose dy javë më parë, ata thanë se janë djegur 11 qendra rekrutimi në të gjithë Rusinë.

“Pra, kjo është mënyra se si njerëzit protestojnë – duke thënë: ‘Ne nuk do të shkojmë në luftën tuaj.’ Njerëzit arrestohen sepse kanë dalë në rrugë me një kopje të “Lufta dhe Paqja”. Të tjerë janë arrestuar për bartjen e “sloganeve të padukshme anti-qeveritare”. Policia tha se mund të shihte gjëra të padukshme. Është kaq çmenduri.”

Ajo iu lut perëndimit që të mos heqë dorë nga disidentët në Rusi.

“Unë besoj se Putin ka firmosur urdhrin e tij të vdekjes me këtë luftë, por ai do të bjerë sa më shpejt t’u japim fund këtyre standardeve të dyfishta. Në të njëjtën kohë kur vendet mbështesin popullin ukrainas duke dërguar armë dhe duke ofruar ndihmë humanitare dhe duke imponuar sanksionet ndaj ekonomisë ruse, ata gjithashtu i japin Putinit miliarda për naftë dhe gaz, gjë që e lejon atë të vazhdojë agresionin e tij… kjo duhet të ndalet, sepse sinqerisht, është e pashpjegueshme.”

Arrestimi i burrit të saj dhe fushata për të siguruar lirimin e tij ka kërkuar që ajo të ndryshojë rolin e saj.

“Fakti është se unë kurrë nuk kam qenë personazh publik. Unë kurrë nuk kam qenë folëse publike, kështu që çdo gjë që po bëj sot, po e mësoj çdo ditë. Të gjithë njerëzit që po takoj, i kam dëgjuar, natyrisht, nga puna e burrit tim, por kam takuar shumë pak prej tyre më parë.

Pra, gjithçka është e re. Gjithçka – të flasësh, të jesh në skenë, të flasësh me gazetarët – është shumë e re për mua. Është një shaka mjaft e zymtë, por ne e kemi këtë shaka në familje, që unë dal në TV vetëm kur burri im helmohet ose futet në burg.” ©Marrë nga The Guardian, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *