• |
ide | kryesore

Incidentet që vonuan finalen e Champions League: 68 të arrestuar e 238 të plagosur në trazirat jashtë Stade de France

-Instant, Sport



68 të arrestuar dhe 238 lëndime të lehta, të asistuar në vend, është bilanci i përkohshëm i trazirave të ndodhura në Paris pranë Stade de France dhe zonave të tifozëve me rastin e finales së Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga Prefektura e kryeqytetit francez. “Para ndeshjes shumë tifozë pa biletë për ndeshjen ose mbajtës të biletave të falsifikuara ndërprenë hyrjen e tifozëve në Stade de France, në nivelin e perimetrit të sigurisë së jashtme – shpjegoi policia franceze në një deklaratë të lëshuar gjatë natës –. Duke ushtruar presion të fortë për të hyrë në rrethim, këta tifozë vonuan aksesin e spektatorëve me bileta. Duke përfituar nga ky veprim, një numër i caktuar personash kanë arritur të hyjnë në portat në rrethimin e stadiumit”.

“Ndërhyrja e shpejtë e policisë – vijon shënimi nga prefektura e Parisit – lejoi kthimin në qetësi dhe evakuimin e problematikëve jashtë sheshit të Stade de France. Shpërndarja e spektatorëve u zhvillua pa vështirësi dhe nuk pati asnjë incident të rëndësishëm në të dy fan zonat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *