• |
ide | kryesore

Kanye West, këngë dedikuar betejës ligjore me Kim

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West shpreh se ndihet sikur fëmijët e tij janë “huazuar” kur i merr në mes të betejës së tij të vazhdueshme për kujdestarinë me ish-bashkëshorten Kim Kardashian.

Artisti publikoi një këngë të re të titulluar “True Love” të premten me reperin e ndjerë XXXTentacion, i cili vdiq në qershor 2018 në moshën 20-vjeçare.

Në vargun e parë të “True Love”, stilisti Yeezy përmend fëmijët e tij North, 8, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3, duke pyetur: “Prit, kur do i shohësh fëmijët? Do të shihemi nesër/ Prit, kur të perëndojë dielli? Do t’ju shoh të gjithë nesër/ Kur ti marr, më duket sikur i marrë hua.”

Kjo nuk është hera e parë që West i referohet Kardashian në një këngë. Në episodin e së enjtes të “The Kardashians”, Kim po përgatitej që West të “fliste budallaliqe” për të në një këngë të ardhshme, megjithëse është e paqartë se cilës këngë i referohej.

“Gjithçka që mund të bëj është të kontrolloj se si reagoj ndaj diçkaje,” u tha themeluesja e Skims anëtarëve të familjes së saj . “Unë nuk mund të kontrolloj se si ai më trajton mua apo se si ai gjithmonë ju trajton.”

Në një rrëfim, ylli i realitetit shtoi: “Unë e njoh ndikimin që lidhja ime ka pasur në familjen time dhe se kurrë nuk kam pasur mundësinë të them vetëm: “Më falni”.

Kardashian ishte e martuar me reperin për gati shtatë vjet përpara se ajo të bënte kërkesën për divorc. Edhe pse beteja për kujdestarinë e ish-çiftit po vazhdon, krijuesja e KKW Beauty u shpall ligjërisht beqare në mars.Ndërsa bashkë prindërojnë North, Saint, Chicago dhe Psalm me Kardashian, West ka shprehur ankesat e tij për kujdestarinë përmes mediave sociale. Ai, pretendoi në mars se nuk i “lejohet” të shohë fëmijët.

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë”, shkroi Kardashian më pas në Instagram.

Muajin e kaluar, Kanye në një bashkëpunim me Pusha T, “Dreamin of the Past”,deklaroi  se familja e tij është në “rrezik” kur ai nuk është në shtëpi.

Pavarësisht romancave me Julia Fox, Chaney Jones dhe më shumë gra pas ndarjes, kompozitori ka qenë kritik për marrëdhënien e ish bashkëshortes me komedianin e “Saturday Night Live” Pete Davidson.West madje varrosi një version të animuar të komedianit, 28, në videoklipin e tij muzikor të marsit për “Eazy”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *