• |
ide | kryesore

Masakra në pyje/ Në malësinë e Pukës janë prerë 60 mijë pemë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Para viteve 90, Bashkia e Pukës rezultonte me një sipërfaqe pyjore rreth 90.000 hektarë por sot 60.000 prej tyre janë humbur.

2/3 e kurorës së gjelbërt është shkatërruar. Fillimisht prere e pastaj edhe e djegur qëllimisht për të zhdukur gjurmët e prerjes së paligjshme.

Federata e Pyjeve në qarkun e Shkodrës, konstaton se situata është me e rëndë në Malin e Munellës.

Munella konsiderohet si habitati kryesor i disa kafshëve të egra të rralla për rajonin por edhe i disa llojeve të veçanta të bimëve për të cilat pedagogu dhe doktori i Shkencave Bujqësore Zef Gjeta, ngre alarmin per zhdukjen e tyre.

Edhe per turistët, pamja që të ofrojnë malet e Pukes dhe të Shqipërisë janë të dhimbshme.

Vetëm në Janar të këtij viti, ajo çfarë ka mbetur pa u shkatërrua në Munelle, u shpall Zone e Mbrojtur, por gjasat janë që paligjshmëria të vazhdojë pavarësisht statusit që gëzon.



3 Comments

  1. Moratorium e jo shaka . Me shume peme jane prere gjate kesj periudhe sesa kur nuk kishte fare moratorium.
    Vend plehrash me politikane superplehra .

  2. Masakrimi pyjeve ka filluar qe ne kohen e dull idiotit, ka plot filma ordiner Shqiptar me masakrat e pyjeve.

    Krimi komunist dhe neokomunist kunder mjedisit vazhdon derisa te ngeli druri i fundit ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *