• |
ide | kryesore

Mbaroi “loja” me opozitën/ Tani Rama mund të zgjedhë Presidentin që do

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



U dogj këtë të diel edhe mundësia e fundit që vendi të kishte një president konsensual. Deri në orën 16.00 në protokollin e Kuvendit nuk u dorëzua asnjë kandidaturë për vendin e kreut të shtetit.

Të hënën në orën 10.00 parlamenti do të mblidhet formalisht për të deklaruar se edhe ky raund është konsumuar.

Mazhoranca e çoi deri në fund lojën e saj për të djegur të trija raundet e para kur kërkoheshin 84 vota dhe tashmë mund të zgjedhë e vetme Presidentin e vendit me një shumicë të thjeshtë.

Në raundin e katërt dhe të pestë kërkohen vetëm 71 vota në Kuvend që Rama nuk e ka të vështirë t’i vërë në radhë. Në këto 3 raunde të para që kaluan mazhoranca deklaroi se do ia linte opozitës të drejtën e propozimit të kandidaturave duke futur në lojë opozitën që shkon pas Enkelejd Alibeajt.

Pas një takimi mes palëve në kryesinë e Kuvendit u duk se palët arritën një marrëveshje për të gjetur kandidatura konsesuale. Por shumica nuk pranoi të mbështeste me firma emrat që Enkelejd Alibeaj përzgjodhi në një mbledhje me një pjesë të grupit parlamentar të PD-së.

Alibeaj akuzoi për shkelje të marrëveshjes ndërsa mazhoranca tha se nuk e kishte bërë këtë premtim.

Në krahun tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk pranuan të bëheshin pjesë e lojërave të Ramës dhe Ballës. Ata mbështetën që në fillim parimin që në rast të zgjedhjes së një presidenti konsensual, propozimi duhet të vinte nga opozita. Mazhoranca tha se nuk do të pranonte asnjë emër që vinte nga Sali Berisha i shpallur “non grata” dhe gjërat nuk shkuan më tej.

Tashmë “topi” është në fushën e Ramës.

Cili do të jetë presidenti i ardhshëm? Edi Rama ka përsëritur deri në lodhje se ai duhet të jetë një figurë e kundërta e Ilir Metës. Ai këmbëngul se nuk e ka ndërkohë një emër në mendje, një version pak i besueshëm.

Për ta bërë sa më të plotë këtë skenar, Rama vuri deputetët të propozonin live me zarfa të mbyllur emra kandidatësh.

Më pas iu kërkua popullit dhe shoqërisë civile të propozonte kandidatura me e-mail duke e bërë edhe më qesharak këtë proces. E vetmja lëvizje konkrete ishte deklarata e Ramës se Presidenti nuk do të zgjidhej nga radhët e grupit parlamentar duke skualifikuar emra të përfolur si Mimi Kodheli, Pandeli Majko, etj.

Në publik janë hedhur një sërë kandidaturash, por nuk është çudi që Presidentin e ardhshëm ta mësojmë vetëm në sekondat e fundit.
24 maji është afati i fundit kur duhet të zgjidhet një president pasi mandati i Ilir Metës mbaron më 24 korrik.

Megjithatë, pasuesin e Metës pritet ta mësojë ndoshta që javën e ardhshme. ©LAPSI.al



43 Comments

  1. Ne nje vend si ky i yne ku skandalet nuk kane fund dh ku varferia eshte ulur kembe kryq , te besh lojra te tilla eshte lluks i madh per ppopullin dhe superidiotesi per palloshin dhe kete pseudoopozite.

    1. Eee ishte mire ne kohen e saliut.
      Ateher, kur sala ia linte gjithmon opozites ta zgjidhte presidentin. Ai gjithmon bente leshime per opoziten. Sa opozitaret thoshin, me mire te rrim ne opozit. Se saliu na i ploteson te gjitha kerkesat.

      1. Po me mire ta zgjedhi Rama se eshte me i zoti dhe e di kush ben per kete pune sesa ta zgjedhin kto te mbaruarit fare

  2. Po me mire rama se keta te opozites keta jan te maruar fare me krye sali berishen qe don te vi perseri ne pushtet dhe ta kthej perseri shqiprin mbrapa ne kohe

  3. Rama nuk do zgjehdi presidentin qe do do zgjedhi presidentin qe duhet per vendin ton se nuk ben zgj3dhje te gabuara , sa per opoziten kur nuk dhan nje emer deri tn dhe pse e kishin mundsin skan ne goj te flasin

  4. Po se jan te paaft ata me ra ne nje mendje e me paraqit nji kandidature serioze sja ka fajin Rama. Ja ka pas gjet saliu vet te shkretve si ka pyt noj her

  5. PD ka treguar qe ka njerez te paafte ne parti dhe nuk eshte se prisim ndonje propozim te hajrit nga ata, me mire qe skan dhene fare emer

  6. Aa medet po kur themi qe sjan per asgje ata ndikon dhe kjo qe te vdekurit nuk flasin hahaha.Shpresat tani i kemi vetem te z.kryeminister

  7. Te gjithe tani e kuptuan qe pd ka mbaruar.Ata deshtuan edhe nje emer qe kishin per te dhen.Treguan dhe njehere qe jane drru me pre

  8. Sa gje e cuditshme me keta te pd.Edhe kete pune nuk diten ta realizonin,Cfare tjeter te presim nga keta te paafte sepse nuk e kuptoj.Merre stafeten vet Edo se keta te pd akoma qenkan ne gjume

    1. Jemi te bindur qe do behet nje zgjedhje e vlefshme per te gjithe ne ! Nje vendim qe do ndikoje per te mir te ne !

  9. Normalisht qe opozita nuk do te nxirrte kandidat sepse edhe vet e di qe ka mbaruar di parti sidomos kur vendosi ne krye te vet dhe non graden.

  10. “Vdiqen” dhe keto te tjeret te opozites me ne krye non graten (te vdekurin),me vjen mire qe nuk dhane asnje emer sepse ato sjane te afte te gjejne nje kryetar per partine e tyre e jo me per te perfaqesuar Shqiperine

  11. Pas nja 2-3 muajsh. Do pendohen te pd. E do thone bem gabim. Njelloj kur lan mandatet. Kur nuk u futen be zgjedhje. Kur nuk moren pjes ne ligjin e ndarjes teriteoriale.
    Me pak fjal. Neser do u vin trut.
    Po ce do.

    1. Per cfare do pendohen o karabushi rilindjes? Per dicka qe rama e ka ne dore, po ju edhe trute i keni mangut mire te tjerat

  12. Po ca loje se i ka dhen mundsin qe te bisedojn 3 raunde tani presidenti sesht pozicion me te cilin duhet te tallemi e ta vendosim kur te na doj qefi

  13. Te jemi realiste Rama beri gjene e duhur qe u dha mundesine dhe opoziten per te dhene mendimin e tyre. Pastaj eshte per te ardhur keq qe opozita si gjithmone sprapset nga vendimet e rendesishme. Turp per kete opozite qe kemi

      1. Ore te lexoj sa here dikush eshte kundra, ti perdore nje fjalore te rende, ketu sje ne shpi me nene edhe motren, ketu trego pak respekt, jo te gjithe jane ne te njenjtin mendim me ty, keshtu mPsos shaje se ste shane njeri

        Ps po shave mua e di ti pa hap gojen

  14. Me fat qe zgjedhja eshte ne doren e Rames dhe partise socialiste.E sigurt qe kete post do ta fitoje personi me i pergatitur dhe do te jete i miremenduar.

  15. Sa here qe opozita fasade do pranoje rolin e lolos, aq here Rama do te luaje me te. Kur nuk respekton veten, mos prit respektin e askujt.

    Do te ishte me e ndershme qe Alibeaj te deklaronte qysh ne fillim se per shkak te situates se PD dhe mungeses se votave, opozita nuk ka emer perbashkues dhe le te shohim propozimet e PS dhe shoqerise civile.

    Mirepo i duhej te dukej si kryetar partie e mendoi se i ra bingo. Qesharake deri ne dhimbje.

  16. O fugleshi,e di ti se per ditet e pushimit paguhet page shtese?
    Apo e merr supershtese per vete.
    Nqs qellon te jete edhe dikush tjeter perveç teje ne komente,duhet ta paguash per te djelen dyfish,apo fara e keqe,komunistat jane msu me pune vullnetare.
    Jeni neveria vete,eshte e pabesueshme mendesia juaj foshnjarake.Dhe sbehet fjale qe ne te tjeret jemi demokrate apo salixhinj,behet fjale per njerez normal,qe kane dy pare tru dhe kuptojne çpo ndodh perdite ne kte vendin ku sipas jush ecen perpara.
    Krimba qe dine vetem te zvarriten,me e pakta,po te ishit normale,do ishit te shqetesuar pse ky vend,si edhe disa vende te tjera me regjim totalitar,nuk ka opozite,si te ngrihet nje opozite e re nqs nuk ju pelqen kjo egzistuesja,por ju vetem te serviloseni dini.
    Lafarake te peshtire ,si ju mban dheu.

  17. Qiveri mo e deshtume , e degjenerume dhe bastardash ska per te pa mo kombi shiqpetare !!!!!!!! Patronazhista ju qift malokeria , shpellaria dhe cecenia far e fis , ter familjen o inferira te shoqeris .

  18. Ne gje eshte e sigurte, Shqiperia po ik per lesh.

    HAHA
    Kaq ka rendesi per plakun Mere dhe niperit e tije patronazhist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *