• |
ide | kryesore

PD me kryesi të foltores. Kush janë berishistët më të votuar (emër për emër)

-Instant, Kryesore

E gjithë kupola drejtuese e PD është kapur nga njerëzit e foltores. Nga të 20 anëtarët e kryesisë (14 burra dhe 6 gra) vetëm njëra, deputetja Ina Zhupa, ka qenë nga ato që mori pjesë në kuvendin e 18 dhjetorit që organizoi në pallatin e kongreseve Lulzim Basha dhe që qëndroi brenda selisë në 9 janar.


Të 19 pjestarët e tjerë i përkasin radhës së mbështetësve të Berishës, i cili vërteta e kontrollon partinë por tregoi edhe njëherë se nuk e bashkoi atë. Asnjë nga më shumë se 30 deputetët që u zgjodhën automatikisht për shkak të funksionit të tyre në këshillin Kombëtar nuk morri pjesë në mbledhjen e sotme inaguruese. Po ashtu asnjëri prej tyre nuk figuron në kryesinë e re, madje, as Salianji apo grida Duma që kanë shfaqur kohët e fundit shenja afrimi me Berishën dhe janë distancuar përfundimisht nga grupi Bardhi – Alibeaj.

Pra ndonëse është kurioze të shihet se si kanë votuar të 227 anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet theksuar se ky është vetëm rezultati i asaj pjesë të PD-së që mbështet lidein historik. Mes tyre më i pëlqyeri ka dalë Belind Këlliçi (me 192 vota), i cili e vuri menjëherë Forumin Rinor në funksion të Foltores, porsa Basha shpalli përjashtimin e Berishës. Që pesha politike e forumit ka ndikuar në këtë votim e trgon edhe zgjedhja e një anëtari tjetër kryesie Grigels Muçollari (116 vota). Edhe i dytë u rendit Flamur Noka (192 vota), i cili qe i pari që foli në mbrojtje të berishës pas përjashtimit dhe që hyri ditën e aprë përkrah tij në Kuvend. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Oerd Bylykbashin (148 vota) që u rendit i treti.

Përshtypje nga rezultati i votimit bëri renditja e Agron Shehajt në vendin e gjashtë (123 vota) ndonëse në zgjedhjet e 25 prillit ai qe deputeti që mori më tepër vota personale. Por me sa duket për berishistët Shehaj nuk është aq bindës sa për elektoratin demokrat.

Pas këtij votimi mund të thuhet se PD ka tashmë forumet e saj drejtuese, se ajo po bëhet gati ashtu sikurse e shpalli vetë Berisha për betejën me qeverinë. I vetmi problem mbetet, se pas realizimit të shumë objektivave, foltorja nuk përmbushi një nga më kryesorët: bashkimin e PD që e kishte edhe pjesë të slloganit të saj.  ©Lapsi.al

20 anëtarët e kryesisë së re

Belind

Burra

Belind Këlliçi 192 vota
Flamur Noka 166 vota
Oerd Bylykbashi 148 vota
Ervin Minarolli 137 vota
Luçiano Boçi 128
Agron Shehaj 123 vota
Lauan Baçi 121 vota
Grigels Muçollari 116 vota
Gent Sstrazimi 100 vota
Enno Bozdo 96 vota
Keltis Kruja 91 vota
Arben Rristani 90 vota
Aldo Bumçi 89
Florion Mima 88

Gra

Fatbardha Kadiu 141 vota
Ina Zhupa 126 vota
Jozefina Topalli 118 vota
Edith Harxhi 85 vota
Mimoza Hajdarmataj 78 vota
Eleina Qirici 75 vota

8 Comments

  1. Berisha nuk vuri mend me Bashen. C’eshte mor ky kellici? Nga mbiu ky mor aman? Dhendri i skrelit dhe ledi biankut. Ky ne zgjedhjet e vitit 2017 tha qe ta dinte qe do humbisnin do vepronte ndryshe se kishte pasur oferta te tjera. Nuk eshte demokrat belind kellici, jua them me bindje, eshte socialist i kamufluar. O njerez hapni syte.

    1. Po bashkimit po ata sduan, ata i thonë berishës ik ti , ikni të.gjithë, dhe vetë skanë asnjë përkrahje në zgjedhës.
      Bashkim numrash në parlament bëhet por ata vazhdojnë ti shërbejnë ramës. Bashkimi humbet kuptimin si fjalë me bardh alibej llull etj figura apolitike në prehërin e ramës

  2. Ata janë të përçarë,s epse nuk luajnë me interesin që të fitojë partia, por që të fitojë Saliu, sepse është ‘non grata’. Ai mendon se po të marrë partinë, do të heqë ‘non grata’, por kjo nuk ndodh, në asnjë mënyrë. ‘Non grata’ është akt juridic, që goditet në gjykatë, Në Gjykatë Federale Amerikane, por ai nuk e goditi, dhe ai ka marrë formën e prerë sot. Ai gabohet, ku cajnë kokë amerikanët se ke marrë ti një parti me 12 mijë veta.Po prasi tritan,po cuni fariut,po kokari spaho pse salihu nuk i pjerdhi keta loqet e majta te salihut

  3. “nje nga berishistet” me te votuar eshte Florian Mima!..hahahaha Floriani nuk mban dot gruan e vet,Greten qe i pallohet si gorerrugeve’ jo pastaj te merret me politike Eshte nje hajdut qe duhet te ishte ne biruc qe shume vite me pare Si ky jane me qindra te PeDja

  4. Lituanezët të ndikuar nga rreziku rus, po mbledhin ndihma në popull për të blerë dronë “Bajraktar” nga Turqia për të ndihmuar Ukrainën, ndonëse nuk janë i të njejtit etnitet me ukrainasit.
    Ndërkaq Rama , ndonëse shitet si një mbështetës i politikës amerikane kundër Rusisë.,vazhdon të konsiderojë Vuçiçin e Serbisë si mikun e tij dhe të këmbëngulë që me Ballkanin e hapur, ta fusë Shqipërinë në “Jugosllavinë e re” nën udhëheqjen serbe duke lënë pa mbrojtje Kosovën.
    Serbia e Vuçiçit, jo vetëm që është i vetmi vend i Europës veç Bjellorusisë së diktatorit Llukashenko që nuk do që të mbështesë sanksionet kundër Rusisë,
    Vuçiçi jo vetëm ka dalë hapur kundër NATO-s duke u armatosur nga Rusia, por ka lidhur hapur e në mënyrë provokative një marëveshje për tu furnizuar me gazin rus, 12 herë më lirë sesa shitet në vëndet e tjera europiane
    .Rama, në vend që të blejë drone nga “miku” tjetër i tij Erdogan, për Kosovën e rrezikuar, vazhdon të ndihmokë Vuçiçin që të bëjë karshillëk me NATO-n e të injorojë pamvarësinë e Kosovës.
    Ky është një fakt i dukshëm.
    Megjithë marrëzitë e Berishës që shkatëroi PD duke e ndarë ate më dysh, vetëm për interesa personale, më duket e marrëzishme që ta sulmosh ate si “malok Vuçidoli”, apo më keq akoma si pro serb.
    Në këtë situatë për Shqipërinë, e keqja më e madhe janë që të dy liderët “gjeni” të së keqes, si Rama, edhe Berisha.
    Shqipëria numd të marë frymë lirisht, vetëm kur të shpëtojë nga të dy këta satrapë.

  5. Kryesia e re, e dalë nga partia e Berishës, është një provë e gjallë se ai në “shansin” e tij të tretë, ka shkuar tek Sali Berisha i vërtetë, mosbesues, paranojak, mediokër, i mbyllur në guaskë të vet, me besnikë të pështirë

  6. O komentusa mjeran , o te bodrumeve qe paguheni i perketo komententVota e ndereshme dhe vota eshte ajo qe percakton demokracine e nje partire dhe kjo u realizza per mbari vetem ne PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.