• |
ide | kryesore

Video/ Si shqiptarët drejt Italisë: u anulluan fluturimet për Paris, tifozët e Liverpool kaluan La Manshin me gomone

-Instant, F1, Sport, Video



Çfarë do të ishit të gatshëm të bënit për të parë finalen e Champions League? Mijëra tifozë të Reds fluturuan drejt Parisit për ndeshjen mes Liverpoolit dhe Real Madridit, por pak prej tyre u përballën me një Odise të vërtetë për të mbërritur në Francë. Dymbëdhjetë tifozë të Reds kanë marrë me qira një gomone për të kaluar Kanalin dhe për të mbërritur në kryeqytetin francez në kohë për ndeshjen. Ideja erdhi pasi fluturimi i tyre u anulua.

Protagonistët e historisë, Paddy OToole dhe 11 tifozë të tjerë të Reds, të cilët morën me qira një varkë dhe u nisën për në Saint Malo të premten më 27 maj. Ata vendosën të niseshin për në Francë me gomone pasi djali i Paddy, Patrick, zbuloi se fluturimi i tyre EasyJet ishte anuluar.

Ai që e bëri të ditur udhëtimin e habitshëm ishte vetë Paddy për Liverpool Echo: “Miqtë e djalit tim, Patrick, Adam dhe Tom Dring, të cilët janë nga Huyton, panë që fluturimi i tyre EasyJet ishte anuluar, kështu që ne vrapuam në Heathrow për të provuar të kapnim një fluturim tjetër, por nuk kishte asgjë për të bërë”. Në fund ata zgjodhën opsionin e vetëm të mundshëm: një aeroplan deri në ishullin Jersey.

Sapo ata zbarkuan në ishull, Paddy filloi të mendonte për të gjetur një mënyrë për t’i kaluar djemtë përmes kanalit. Burri telefonoi një shokun e tij, pronar i një kompanie që ka një flotë me motobarka dhe vendosi të kalonte Kanalin me një gomone: “Na erdhi keq për djemtë, ndaj duhej të bënim diçka”.

Grupi u largua nga Jersey me një Redbay Stormforce 950 për 12 persona, të nisur për në Saint-Marlo në Francë. Një video e postuar nga Paddy tregon tifozët në gomone teksa lëkundeshin mbi dallgët, duke dëgjuar muzikë. Në një klip të dytë, një nga fansat shihet duke mbajtur në dorë një flamur të Liverpoolit.

Ndonëse bënë përpjekje të mëdha për të arritur në kryeqytetin francez, djemtë duket se e kanë ndjekur ndeshjen në një bar. Tifozët, në fakt, nuk kishin bileta për finalen: “Disa nga shokët tanë të Liverpool që jetojnë në Jersey dëgjuan që po shkonim dhe u bashkuan me ne. Nuk kemi bileta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *