• |
ide | kryesore

257 raste të konfirmuara me linë e majmunëve, OBSH: Pritet rritje

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Deri më tani janë konfirmuar 257 raste të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste janë të dyshuara. Por nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke specifikuar se “situata po evoluon me shpejtësi” dhe se rastet pritet të rriten, shkruajnë mediat e huaja.

OBSH thekson se identifikimi i rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve që nuk kanë pasur  lidhje të drejtpërdrejta me një zonë endemike “është atipike” dhe një rast i lisë së majmunëve në një vend jo-endemik “konsiderohet një shpërthim”.

Shfaqja e papritur e njëkohshme në disa vende jo-endemike “tregon se mund të ketë pasur transmetim që nuk është pazbuluar për një periudhë kohe, ndërsa ngjarjet e fundit kanë përforcuar përhapjen e virusit.

Në raportin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tre veprimet e menjëhershme që duhen ndërmarrë: ofrimi i informacionit të saktë për ata që mund të jenë më të rrezikuar; ndalimi i përhapjes së mëtejshme midis grupeve të rrezikut dhe mbrojtja e punonjësve shëndetësorë në linjën e parë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *