• |
ide | kryesore

Video/ “Kemi një fat të vogël”: Cikalleshi shkon drejt për vendin e parë në Nations League

-Instant, F1, Sport, Video



Sokol Cikalleshi, qendërsulmuesi i Kombëtares shqiptare që vjen nga një sezon shumë pozitiv në Turqi me Koniaspor, ka folur në lidhje me ndeshjet e qershorit dhe se çfarë objektivash ka ekipi në këtë edicion të ri të Nations League. Kombëtarja shqiptare, në fakt, ka nisur që prej 26 majit grumbullimin dhe përgatitjet për dy sfidat zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve si dhe miqësoren e 13 qershorit ndaj Estonisë: “Jemi në fund kampionati, por këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar dhe të përqëndruar në stërvitje. Çdo gjë po shkon sipas planit, shumë mirë. Edhe pse na ndajnë edhe disa ditë kur kemi ndeshjen e parë, uroj që deri në fund mos të kemi dëmtime dhe mugesa dhe deri në fund të kemi grupin e plotë që të bëjmë ndeshjen që duam të gjithë.

Përjashtimi i Rusisë nga turneu e ka bërë më të prekshëm pretendimin e kuqezinjve për vendin e parë. E megjithatë, llogaritë bëhen kundër rivalëve si Islanda e Izraeli, për të cilat më shumë do të mund të kuptohet pas ndeshjeve të para: “Kemi një fat të vogël që Rusia nuk do të jetë pjesë e grupit dhe do të doja që të përqëndrohemi te ndeshja e parë sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda ka një grup fizikisht shumë të fortë dhe do jetë një duel fizik në Islandë, ku nëse do tentojmë vendin e parë, duhet të dalim me rezultat pozitiv. Por, besoj se jemi gati – tha Cikalleshi, që u ndal më pas edhe në potencialin e kundërshtarëve -. Islanda është më fizike, kemi pasur ndeshje me ta kohët e fundit. E kemi humbur një dhe kemi fituar këtu. Është një ekip që të vë përpara fizikisht. Do jetë një duel fizik. Izraeli është më teknik si ekip, përqëndrohet te loja dhe mbajtja e topit. Janë kundërshtarë të ndryshëm, por ne kemi treguar që i kemi mundësitë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *