• |
ide | kryesore

Britney Spears zbulon arsyen e mungesës në ‘Met Gala 2022’

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka zbuluar së fundmi arsyen e mungesës së saj në ‘Met Gala 2022’.

Në një postim në Instagram , këngëtarja e “Gimme More”, shpjegoi se e anashkaloi eventin e modës së vitit (i cili u mbajt më 2 maj) në favor të një nate komode në shtëpi me qentë e saj

“Do të shkoja në Met Gala, por në vend të kësaj u futa në vaskë me qenin tim dhe vesha pizhame”, ka shkruar ajo pjesërisht. “Unë e urrej fluturimin !!!”Këngëtarja, e cila ka qenë nën kujdestarinë e babait të saj Jamie, nga viti 2008 deri në nëntorin e kaluar, nuk ka marrë pjesë kurrë më parë në Met Gala.

Postimi për mospjesëmarrjen në evenet vjen disa javë pasi Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari zbuluan se humbën fëmijën e tyre. Çifti ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku pas fejesës në vitin 2021. Dyshja ndanë lajmin e hidhur në Instagram duke thënë: “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë në fillim të shtatzënisë. Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim derisa të ishim më të sigurt, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë.”

Artistja tashmë është nënë e dy fëmijëve, Sean Preston dhe Jayden James, të cilët i ndan me ish-in e saj Kevin Federline./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *